Edi Rama largon Veliajn nga Tirana, përgatitet fusha për...

Edi Rama largon Veliajn nga Tirana, përgatitet fusha për...

09:56, 01/06/2018
A+ Aa A-

Nëse takimi i parë i Ben Blushit dhe Edi Ramës u zhvillua dy javë të shkuara me dëshmitarë Aleksandër Frangajn, ai i një ditë së djeshme është mbajtur vetëm për vetëm. Burime për SYRI.net bëjnë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, ka hyrë sërish në kryeministri me kërkesë të Edi Ramës.

Ndryshe nga takimi i dy javëve më parë kishte si qëllim përgatitjen e një projektligji që do të shpërndajë disa miliona euro subvencione për televizionet pranë qeverisë (ndërsa torta përfundimtare është ndarë mbrëmë në një takim te gjithë presidentëve te televizioneve kryesore në vend), takimi i djeshëm Edi Rama-Ben Blushi ka ndarë një tjetër pazar.

Nuk bëhet fjalë për tortë, por për tepsi. Për tepsinë e Bashkisë së Tiranës. Edi Rama de fakto zyrtarisht ka vendosur ta djegë njëherë e mirë Erion Veliajn, njeriun që në planin e vet paralel synon të zërë vendin Edi Ramës jo për zgjedhje të këtij te fundit.

Për një sërë zhvillimesh që kanë ndodhur në vitin e fundit, Edi Rama e ka përjashtuar njëherë e mire Veliajn nga planet e tij si pasues dhe ka vendosur që deri në 2021-in të fitojë akoma kohë për të sunduar pa rivalë, sidomos brenda oborrit të tij. Për këtë arsye burime për Syri.net thonë se Edi Rama i ka propozuar një ditë më parë Ben Blushit që të kandidojë nën siglën e PS-së ne vitin 2019 për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Lajmi mund të duket si fanta-politikë e nivelit më të larte konspirativ, por argumentet që vërtetojnë informacionin janë të forta e të besueshme. Përveçse largimin e Erion Veliajt nga oborri i tij, Edi Rama është në përpjekje te vazhdueshme për normalizimin e raporteve me Saimir Tahirin.

Lirimi nga arresti i shtëpisë me presion direkt mbi gjykatësit e çështjes nga Edi Rama edhe përpos paralajmërimeve direkte të Donald Lu-së, ishte guri i parë i provës që kryeministri vuri si garanci për pajtimin e Saimir Tahirit me kusht që paralajmërimi "s'ka djalë nëne e bir kurve të më ndaloje mua te flas" të mos vihej në jetë.

Por Saimir Tahiri kërkon mesa duket akoma më shumë garanci që të mos hapë kutinë e Pandorës që ka mbushur me përgjime në 3 vjet e gjysmë Ministër i Brendshëm. Është e njohur raporti i ngushtë që kanë pasur ndër vitet Saimir Tahiri dhe Ben Blushi kanë pasur, përpos faktit që Tahiri njihet edhe si qesja e parave ku edhe Ben Blushi ka marrë sipas nevojës dhe oreksit që prej kohës kur ishte ministër.

Me Ben Blushin kandidat për Bashkinë e Tiranës qoftë edhe humbës, Saimir Tahiri fiton përveçse rikthimin e ndikimit tek Edi Rama, edhe goditjen fatale të armikut të tij të përbetuar, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë.

Saimir Tahiri është shumë pranë këtij qëllimi. Ndërsa Ben Blushi është shumë pranë shndërrimit në figurën e librit që shkroi këtu e dy vjet më parë për Qazim Sejdinin, ‘Kandidati’.

Njësoj si Lala edhe Blushi u bë kandidat si nevojë e pasojë e betejave mes bandash droge me pushtet, që nuk kontrollojnë vetëm Elbasanin e Tiranën ... por gjithë Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korcari02/06/2018 07:24

Poshte.bythq...pederasta

Edlir Rameta02/06/2018 03:49

Lojra te G.Sorosit,per te kandiduar Lali fiku me siglen e Lsi,dhe me pase Lali fiku dale nga dale te mare Lsi qe Edvin cocaina sariti dot ta shperbente si parti.,nuk e dime sa naiv eshte Meta me Monen?!do e hane kete peshk kete radhe?!te presim.

Ajo Zysha....inxhinierja ......01/06/2018 19:54

Ahahahahaaaaa......

Daj Jaku01/06/2018 14:41

Këta të gjithë janë jo vetëm mut, por edhe nga paló bythë.

Muzapopullore01/06/2018 10:09

Nese eshte e vertete atehere Rama e ka kuptuar me ne fund se kush i bente "rrethimin" e madh. Xhafaj-Lali Eri (me Fugen dhe Babocrat dhendure)-Engjell Agaci. Do ishte shume e shendetshme per PS dhe Ramen nese do shuntoheshin shushunjat e Mjaftit dhe "administrata e larte" gjobevenes te Xhafajt.

Shto koment

Denonco