Lirimi i Saimir Tahirit, reagon ambasada e SHBA: Presion për vendimin

Lirimi i Saimir Tahirit, reagon ambasada e SHBA: Presion për vendimin

16:05, 28/05/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur mesditën e sotme që të lirojë Saimir Tahirin.

Prokuroria kërkonte ‘arrest me burg’ për Tahirin, por gjykata ka vendosur që ai të jetë i lirë, duke shuar edhe masën e sigurisë të dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Për FaxNews, ambasada e SHBA është shprehur se kishte 'presion per çeshtjen Tahiri'.

'I qëndrojmë deklaratave tona. Vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të bazohej në prova dhe jo në presione.

Ka patur presion për çështjen Tahiri'-shprehet ambasada amerikane. 

Ambasada eshte shprehur se i qëndron deklaratave të dhëna një ditë më parë nga ambasadori Donald Lu. 

Donald Lu tha se:

Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve.

Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo28/05/2018 21:14

Ore zoteri leri rehat vllehet se nuk te kane asnje faj. Ata jane njerezit me fisnike te Ballkanit qe kane jetuar paqesisht me te gjithe popujt e tjere te tij pa asnje pretendim territoral apo nacionalist si dhe kane kontribuar aq shume si ne shtetformimin e vendeve ballkanike ashtu edhe ne zhvillimin e kultures, pa u vetlavderuar dhe shpesh here edhe duke u shtypur dhe ofenduar. E keqja e shqiptareve iu vjen prej vete shqiptareve, mos u perpiqni t’ jua hidhni fajin pakicave kombetare qe deri dje u shtypen dhe u burgosen ne burgjet politike te Enverit me shume se edhe vete shqiptaret po ti marresh per fryme popullsie.

Arber28/05/2018 17:36

Sa shpejt reagon Lu-ja tani, kur u mboll shqiperia me hashash sju degjua zeri !?

tirana28/05/2018 16:08

Pse cfare prisnit? Me vjen keq per te gjithe ata qe e patem marre seriozisht reformen ne drejtesi dhe "miqte" nderkombetare si Lu e Vllahutin. Une nuk kam pasur iluzione. Projekti eshte gatuar: shkaterrimi dhe zbrazja e vendit me bekimin e "miqve". Kete mision po realizon klani vlleho-sllav me ne krye Ramen. Eshte vazhdim i projektit serbovlleh te 8 nentorit 1941

Shto koment

Denonco