Drejtoria e Policisë: Nuk çojmë dot dokumente për Tahirin, jemi të zënë me … vetingun

Drejtoria e Policisë: Nuk çojmë dot dokumente për Tahirin, jemi të zënë me … vetingun

13:20, 02/05/2018
A+ Aa A-

Komisioni hetimor “Për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën prokuroria po heton z.Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm”, nisi sot punimet.

Pas 30 minutash debati shterpë, kryetari I Komisionit Hetimor, Edi Paloka tha se janë dërguar disa shkresa, dhe pas kaq javësh që kërkohet përgjigje për Tahirin, shumica e institucioneve kane kthyer përgjigje negative.

 “…Xhafaj na ka cuar leksion për mënyrën se si duhet të funksionojë një komision hetimor…Ministria e Drejtësisë nxjerr arsye nga më absurdet me mënyrën e si do të garantohet informacioni i klasifikuar…

Ky nuk është komision i parë hetimor që merret me ceshtje të klasifikuara sepse ka edhe një komision tjetër që merret me materiale të tilla, pra përgjigjet nuk janë asgjë tjetër përveçse një përpjekje për penguar komisionin…Drejtoria e Policisë na jepnin afat deri me 30 prill, jemi në 2 maj…as edhe një material të vetëm nuk kanë sjellë. Të njëjtën gjë edhe Doganat. Nuk kanë sjellë asnjë informacion. Policia kërkon kohë se është e zënë me vetingun…”, tha Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco