Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Rekomandimi, Rama kërkon një ‘skuadër kombëtare integrimi’ bashkë me Bashën

Rekomandimi, Rama kërkon një ‘skuadër kombëtare integrimi’ bashkë me Bashën

11:43, 18/04/2018
A+ Aa A-

Pas rekomandimit të djeshëm të dhënë nga KE-ja, Edi Rama sot ka dalë në një konferencë për media saë bashku me shefen e politikës së Jashtme, Frederica Mogherini.

‘Sot dua t’i lutem jo si kryeministër, shumë pak si kryetar i forcës qeverisëse të vendit, si qytetar, si shqiptar, përfaqësuesve të opozitës sonë që të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor politik që për interesa të brendshme të pengojnë këtë.

Të mos ushqejnë zyra deputetësh andej këtej me gjysmë të vërteta dhe të mos eksportojë valën e luftës sonë të brendshme politike dhe ta lënë mënjanë mllefin kur flasin në gjuhë të huaj.

Unë e ftoj sot Lulzim Bashën të bëhemi bashkë në një skuadër me fanellën kuq e zi dhe të bëjmë që ata që na vizitojnë të kenë respekt për këtë vend.

Nuk kam fituar unë as qeveria as PS, por të gjithë shqiptarët pa dallim.

Shqipëria i ka boll nëpër Europë ata që duan t’i nxjerrin bishta çdo arritjeje dhe nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj në rrota por fatmirësisht janë pakicë në Europë ku ne duhet të bëhemi pjesë me të drejta të plota.

Duke iu referuar edhe fjalës së deputetit Juncker dhe presidentit Macron, dua t’ia kaloj fjalën Federica Mogherinit me nënvizimin se ne sot kemi një detyrë shumë të rëndësishme kombëtare në funksion të atyre vlerave dhe parimeve që e bëjnë Europën kaq atraktive për shqiptarët dhe ne duam t’i mbrojmë’, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/04/2018 14:37

Edhe një herë për të satën herë kërkon ta loqëzosh LulBoshin në sy të botës, pavarësisht pse e ke shërbëtor të bindur, aktor i dobët i skenarit tënd të qeverisjes me "pozitë e opozitë". Në gjëndjen që ndodhet sot Shqipëria, prioritet kryesor ka zhdukjen tuaj nga pushteti, Europa është sekondare. Italia është pjesë e Europës që në fillim të historisë së bashkimit, por në Bruxelles e në Berlin askush nuk ERRU për mafjen që sundon Siçiljen, veten vrafshin. Dhe mos të harrojmë që Siçilja është pak më e madhe se Shqipëria. Ëndërra e shqiptarëve të varfër për Europën është që të ikin të tërë dhe të braktisin Shqipërinë në duar të kësaj mafje që nesër të mos ti mbetet askush për ta skllavëruar, kështu të vrasin njeri tjetrin si dikur Enveri me "shokë".

ZxxA18/04/2018 14:21

C;fare skuadre kerkon ky , qe te krijoi pershtypien se po punon mire epaster per vendin. Ky KM, eshte i pa bese. Methenietper opoziten ai merito bojkotin, opozita duhet ti rrije sa me larg bashkepunimit sepse do e shfrytezoi per opinion politik se per te tjera ky as ja thote.

Shto koment

Denonco