Berisha: Lu-Vlahutin, zbatuan planin e Xhorxh Soros në Shqipëri për...

Berisha: Lu-Vlahutin, zbatuan planin e Xhorxh Soros në Shqipëri për...

20:40, 12/04/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha i pyetur sesi do të vlerësonte veprimtarinë e Ambasadorit Lu, i cili është në mbyllje të karrierës, theksoi se “Lu dhe Vlahutin kanë bërë gjithçka për të zbatuar planin e George Soros për reformën në drejtësi, këtë e kam thënë dhe e them me bindjen më të madhe”.

Ish-Kryeministri solli në vëmendje projektin e reformës në drejtësi që u rrëzua nga Komisioni i Venecias, për të cilin tha se ishte projekt i ekspertëve të Soros.

“Edhe projekti i dytë u përmbys, pasi këto ushqenin opinionin se opozita nuk do reformën në drejtësi dhe kjo ishte një trillim.

Këta çfarë bën, kur nuk e kaluan problemin me Kushtetutë, përmbysën Kushtetutën dhe çfarë bënë në fund, zgjodhën Edi Ramën, Kryeprokuror”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se reforma u ekzekutua që në momentin që drejtësia iu dha në dorë Edi Ramës.

“Kjo reformë ka dështuar, drejtësia ka pasur nevojë për reformën më të madhe, por dhënia e drejtësisë Edi Ramës është projekt i Xhorxh Soros. Nuk ndodh kurrë që fondacioni Soros të përpunojë platformën për reformën në drejtësi, kjo ka ndodhur në formën më monstruoze”, tha Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco