Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, ja për çfarë akuzohet Fran Frrokaj

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, ja për çfarë akuzohet Fran Frrokaj

12:58, 16/03/2018
A+ Aa A-

Fran Frrokaj, i zgjedhur që nga viti 2015 si kryebashkiak i Lezhës është arrestuar mesditën e sotme nga policia. Bashkë me të është ndaluar edhe nënkryetari dhe dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës.

Hetimet ndaj tyre kishin muaj që vazhdonin. Ato janë drejtuar nga sektori i antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por për çfarë është shoqëruar sot Fran Frrokaj në polici?

Burimet kanë bërë të ditur për SYRI.net se, ndaj Frrokajt dhe zyrtarëve të tjetër të bashkisë kishin nisur hetimet për tokat në Lezhë e Shëngjin.

Tjetërsim toke, mbivendosje, dhe dhënie plazhesh e prona shteti në emër të personave të ndryshëm, janë disa prej çështjeve ndaj Frrokaj dhe 24 zyrtarëve të bashkisë së Lezhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi17/03/2018 13:05

Behet per te sfumuar komisionin parlamentar per Saimir trafiku

Tili16/03/2018 16:31

Jo nuk ka mundesi. Keto jan mashtrime nuk ben vaki qe keta njerez te mire e puntor te ken grabitur prona publike. Fundja per cfar ju duhen 100 h tok buz detit? Nuk ndodhin keto gjera.

ervin16/03/2018 13:23

eshte nje shashke politike mbajeni mend !

Shto koment

Denonco