Basha: Rama me Tahirin po takohen si minjtë, lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë!

Basha: Rama me Tahirin po takohen si minjtë, lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë!

12:06, 15/03/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është revoltuar prej largimit të kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, ku ishte thirrur për mocion me debat për familjet e hequra nga skema e ndihmës ekonomike.

Basha i ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit, Gramoz Ruçit, të ndërpresë seancën e të thërrasë Ramën, duke ngritur pyetjen: Ku ka shkuar tani? Të takojë Saimir Tahirin, pronarin e vërtetë të kokainës?!" 

"Largimi i Edi Ramës nga kjo sallë flet më mirë se çdo gjë tjetër - tha basha. -  Rama e braktis seancën ku është kërkuar mocioni me debat me kryeministrin për familjet në gjendje të mjerueshme të cilëve u ka hequr bukën e fëmijëve nga goja për një arsye të thjeshtë, sepse nuk i ka prioritet ata njerëz.

Nuk i ka prioritet ata njerëz se kur vjen në pushtet me paratë e krimit nuk të bëhet vonë për njerëzit e thjeshtë. Kjo është arsyeja pse janë hequr me urdhër të Edi Ramës nga lista e ndihmës ekonomike. Ku ka shkuar tani? Të takojë prapë Saimir Tahirin?! Që nuk ka burrërinë ta takojë as në kafe po shkon e takon vjedhurazi si minj nëpër skutat e spitaleve?! Shpikin edhe sëmundje të paqena. Se kanë vetëm një sëmundje, të madhe dhe të përbashkët: kokainën. Jo atë që konsumojnë të dy siç e dini të gjithë ju, por atë që sjellin me kontenierë nga 180 milionë euro ngarkesa. I kanë të dyja këmbët në një këpucë!

Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë!

Këtu sot jemi për ekonomimë, jemi për 30 mijë familje që nuk kanë asnjë thes miell dhe shesin gjak për fëmijët e parritur, të deformuar në trup dhe shpirt.

Edi Rama që largohet prej këtej ka vetëm një prioritet: 25 milionë USD Ahmetaj për inceneratorët.  Që të mos japë përgjigje, zhduket e ulet skutave me Saimir Tahirin apo me pronarin e vërtetë të kokainës së Maminasit e Xibrakës! 

Ndaj është thirrur këtu të japë përgjigje, ndërprite seancën dhe thirre Ramën të vijë prapë këtu, ta ndërpresë kafen me Saimir Tahirin apo me bosin e vërtetë të kokainës."

ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco