Qindra punëtorë me thirrje kërkojnë pagat para Kuvendit, flet protestuesi: Herën tjetër para kryeministrisë

Qindra punëtorë me thirrje kërkojnë pagat para Kuvendit, flet protestuesi: Herën tjetër para kryeministrisë

10:39, 22/02/2018
A+ Aa A-

Një protestë është zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka nisur sapo është hapur seanca parlamentare.

Kanë qënë qindra punëtorë, që kanë ndërtuar bypass-in e Fierit dhe Vlorës dhe nuk janë paguar prej mëse një viti e gjysëm, që me thirrje dhe pankarta kanë kërkuar pagat e 16 muajve të shkuar.

Njeri prej tyre deklaroi për mediat se "kjo është protesta e dytë që po bëjmë.

Ministria e Transporteve nuk na dëgjon për këtë shqetësim dhe se herën tjetër ne do të protestojmë para kryeministrisë nëse vazhdohet të mos kemi përgjigje."   

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco