Ekstradimi i djeshëm i Nezir Seitajt në drejtim të Italisë, ku ndodhet edhe pjesa tjetër e organizatës ku ai bënte pjesë, ka sjellë pikëpyetje të mëdha.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë 3 pyetje në drejtim të Prokurores së Përkoheshme, Arta Marku.
Sipas Manjanit, duhet të sqarohen arsyet se pse u ekstradua anëtari i bandës së ‘Habilajve’.
Ja çfarë shkruan Ylli Manjani në Facebook:
Ekstradimi i “sikletit”.
—————
Ende presim një sqarim nga Prokuroria e Përgjithshme mbi lejimin e ekstradimit të N.S!
Lajmi që u përhap dje që Ministria e Drejtësisë e kishte bërë ekstradimin pa pyetur drejtësinë, nuk rezultoi i vërtetë.
Tani topi është në fushën e zonjës Arta Marku. Ajo duhet të na sqarojë:
1. Kishte apo jo çështje penale në ngarkim të N.S, në proces nga prokuroria shqipëtare?
2. A u arrestua ky person nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pronar i drogës së kapur në Vlorë në shtatorin e vitit të shkuar?
3. Nëse po, pse e lejoi ekstradimin duke mos njoftuar Ministrinë e Drejtësisë?
——————-
Një sqarim ligjor për ata që nuk merren me këtë gjë: personi ndaj të cilit po heton prokuroria shqiptare, nuk mund të ekstradohet pa përfunduar hetimi dhe gjykimi. Ky është standart ligjor i yni dhe çdo shteti.
Gjithashtu Ministri i Drejtësisë kur vendos ekstradimin ose jo i referohet ekskluzivisht materialeve që vijnë nga Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroria është institucioni që zbaton vendimet penale dhe që ngre akuze e bën hetime për çdo shtetas.
—————-
Dyshimi se e vunë në krye të Prokurorisë për të mbyllur dosjet e medha, të paktën deri tani, është i provuar!
Përgjegjësia ligjore për largimin e N.S është direkt mbi Arta Markun!
Qeveria për momentin mbrohet nën petkun e saj! E bën atë përgjegjëse. Ndonëse shpejtësia me të cilën e vendosën dhe e ekstraduan, provon nevojën që vetë qeveria kishte për ta larguar atë “siklet”...
Presim zonjën Marku të sqarojë pozicionin e saj dhe të Prokurorisë.
Shpresoj të mos ketë vënë në dispozicion të “hallit” të qeverisë ndonjë numër bosh të lënë në protokoll...
Sidoqoftë Heshtja e bën me faj!
© SYRI.net
Nderime zoti Manjani ! Deri dje qe ishe ne qeverri me Edin çfare bere ? Apo sot te dhimbeset populi ty . Me vin keq per PD qe lidhet prap me ju qe ktheheni nga fryn era.
Dergoji nje kopje te ketij arsyetimi dhe Ambasadave, sidomos te Amerikes qe ti japin syte.
Mos prisni asnje shpegim nga askush. Gjitheshka eshte mese e qart. Koka e mafies eshte siper fare dhe askush nuk munde te beje asgje, ata jane gure shahu, ushtar te thjesht qe zbatojne urdherat me perpikmeri.
Nderime z.Manjani qe mundohesh ti japesh syte ketij populli qe vazhdon te dremise