Noka: Eksodin e shqiptarëve, atë që s'e bëri asnjë pushtues, e bëri Edi Rama

Noka: Eksodin e shqiptarëve, atë që s'e bëri asnjë pushtues, e bëri Edi Rama

11:30, 25/01/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka ngritur zërin në Kuvend për largimin në masë të qytetarëve nga Shqipëria. "Shqipëria po zbrazet" ka theksuar Noka dhe e ka drejtuar gishtin tek qeverisja e dështuar. 

"Çdo gjë që sillni në këtë parlament, - tha Noka, -  nuk ka lidhje me atë që përjetojnë shqiptarët por vetëm me një realitet virtual që sillet e pështillet në kokën e Kryeministrit tonë. E keni parë raportin e fundit që thotë se numri i atyre qëpo largohen nga vendi është më i madh se ai vitit 2015, që është viti i eksodit biblik të shqiptarëve?! A mos jemi më keq në këto shifra sesa Siria e futur në një luftë të përgjakshme? Nuk e kuptoni se kjo është një protestë e mjerimit dhe skamjes, e pasigurisë në të cilën keni futur shqiptarët? Nuk e kuptoni se kjo është një revoltë e madhe që njerëzit bëjnë ndaj një qeverie që nuk punon për ta? Pse nuk merreni ju me këtë çështje? Me këtë plagë? Se dhe në këtë moment janë me qindra shqiptarë të nisur drejt Rinasit e pikave të tjerave kufitare...Po zbrazet Shqipëria, të dashur kolegë!. Atë që s’e bëri asnjë pushtues, ndër më të egrit e këtij vendi, po ia bën shqiptarëve Edi Rama. Po i përzini shqiptarët! 250 mijë shqiptarë!"nënvizoi Noka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dejvi25/01/2018 11:53

me nje qeveri droge normale qe do ikin te gjith se ketu ka humbur shpresa ska dhe kur ska me shpres ose te vdesesh ose te ikesh kejo eshte rruga e vetme por kemi dhe nje mundsi ti themi jo kesej qeveri bandash

rovena25/01/2018 11:50

te ngrihemi ti rrezojm qelbesirat se na e moren shpirtin e kan ber vendin sikur e kan pron private posht rilindasit te sheshi te shtunen te tregojm qe ne vlejm me shum dhe ti rrezojm

gention25/01/2018 11:47

keta kan plan ti ndjekin gjith popullin nga vendi se sashtu e kan me te lehet per ta bler dhe per ta mbjell drog

Shto koment

Denonco