Basha: 50 milionë euro taksa, të papaguara nga miqtë e Ramës te ARMO, do të mjaftonin...

Basha: 50 milionë euro taksa, të papaguara nga miqtë e Ramës te ARMO, do të mjaftonin...

14:07, 22/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e protestës më 27 janar për t’i dhënë fund qeverisjes me dy standarde, që favorizon klientët dhe bandat që e mbajnë në pushtet dhe ngarkon me taksa qytetarët. Lulzim Basha tha në aktivin e Korçës se pasoja kryesore e blerjes së zgjedhjeve dhe bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, është varfërimi i shqiptarëve dhe pasiguria për të ardhmen.  

“Zero taksa për hotelet e reja me pesë yje që do të ndërtohen si lavatriçe të parave të pista. Këta nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet, ndërsa një hotel me pesë dhoma në Korçë, do të fillojë të paguajë 20% TVSH. 20% më shtrenjtë, nga buka, tek veza, tek vaji, gjithçka që blihet në dyqane. Gjithçka që blihet në dyqane, që deri më sot nuk e paguanin këtë TVSH, këtë marrëzi të fundit, tani duhet të paguajnë edhe 20 përqindëshin,”-tha Basha. 

Basha theksoi se për shkak të mungesës së llogarisë para qytetarëve, Edi Rama ka vënë pasuritë e shqiptarëve në shërbim të një pakice, nëpërmjet të cilës pasurohet për vete dhe blen pushtetin e tij.  

“Zgjedh të rrisë çmimin e energjisë elektrike, zgjedh të rrisë çmimin e naftës, që të marrë me një dorë 220 milionë euro ARMO, pra, Edi Rama me Beson me shokë, dhe 50 milionë euro taksa të papaguara që do të mjaftonin që të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla, afër 30 mijë në vit, të paguheshin një vit nga shteti me 300 mijë lek të vjetra në muaj për të bërë stazhe,”- u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se prioriteti madhor i Edi Ramës është të vendosë drejtësinë nën kontroll për të garantuar paprekshmërinë e çdokujt me të cilët mban pushtetin apo ia kërcënon atë.  

“Ne sot kemi një prokuror të emëruar pa vetting. Përse? Për t’i kthyer pasaportën Sajmir Tahirit, për të prishur gjyqin e Emiljano Shullazit, për të bërë të pakapshëm Klement Balilin, i cili bredh nën hundën e policisë, nga mesi i Tiranës ne lokalet e Sarandës,”- tha Basha.

Në Korçë Lulzim Basha u shpreh se protesta e 27 janarit ka për qëllim të ndalojë eksodin e shqiptarëve, mes të cilëve 100 mijë janë të rinj, të cilët nuk shohin asnjë mundësi në vend. 

“Shpresa e Edi Ramës është mashtrimi juaj. Shpresa e Edi Ramës është largimi juaj nga Shqipëria. Shpresa e shqiptarëve është largimi i Edi Ramës, një orë e më parë! Është bashkimi dhe protesta deri në fitoren e kësaj kauze të drejtë qytetare,”- u shpreh në Korçë Kryetari i Partisë Demokratike. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    FRYTI22/01/2018 17:58

    Jam mekete popull, qe do te dije ta shembe SURRELIn,, e mashtrimit e te genjeshtrave.por lideret mbesin lidere,,,,Porpara z BASHA,, teshporretkerma politike qe po qelb shqiperine.

    Kalem22/01/2018 15:05

    Per nje te ardhme me te mir dhe te sigurt te gjith ne shesh te cojm para drejtesis rilindjen

    Sajmir22/01/2018 14:43

    Basha jeni nje lider me ide europiane jemi me ty fitore

    Ermal22/01/2018 14:42

    Nuk ka shpres tjeter ne kete vend vec teje te bashkohemi ti themi jo ketyre rilindesve qe e prishen kete vend

    Qazim22/01/2018 14:41

    Keni mbeshtetjen e popullit Basha ne 27 do jemi te gjith ne shesh per te rrezuar nje bandit qe qeveris vendin ton

    Valbona22/01/2018 14:22

    Keni mbeshtetjen tone ballshi i dha voten ky i mbylli punet e falimentoj kush mban pergjejgjesi per kete

    Jetmir22/01/2018 14:21

    Nuk ka veting me ramen dhe xhafen ne krye te shetit me kata ka vetem mjerim te shqiperis

    Luljeta22/01/2018 14:19

    Shpres e Shqipetarve je ju basha eshte opozita se per ndryshe ky popull do ngel rrugve fare me kete te cmendur qe e drejton

    Johana22/01/2018 14:18

    Si ka mundsi nje njeri te bej kaq shum.pislliqe dhe nuk mban pergjegjesi per asnje gje vetem nje i cmenduar si rama i ben keto gjwra e varferoj popullin qe ta blej prap ne zgjedhjet e ardhshme

    Ervin22/01/2018 14:17

    Pastron parat rama me.beson dhe sajo qorrin

    Darjon22/01/2018 14:16

    E varferuan vendin e kan ber kete popull te flas me vete

    Alfons22/01/2018 14:16

    Populli eshte ne mbeshtetjen tuaj Basha nje ore e me para te rrezojm keta kriminela

    Shto koment

    Denonco