Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

 EKSKLUZIVE/ PS mijëra dollarë në Uashington që Lu të negocionte për Edi Ramën

EKSKLUZIVE/ PS mijëra dollarë në Uashington që Lu të negocionte për Edi Ramën

16:22, 08/12/2017
A+ Aa A-

‘Ballard Partners’, lobisti i paguar 140 mijë dollarë nga Partia Socialiste kontaktoi ambasadorin amerikan Donald Lu, kur Shqipëria ishte në kulmin e krizës politike. SYRI.net ka zbardhur dokumentet e plota që faktojnë se lobistët e PS kanë shkëmbyer emaile dhe telefonata jo vetëm me kongresmenë amerikanë, por edhe me ambasadorin amerikan, Donald Lu.

Sipas dokumentit, lobistët e PS kanë kontaktuar Donald Lu, në datën 17 maj 2017, vetëm tre ditë para se të arrihej marrëveshje Rama-Basha. Qëllimi i kontaktit, sipas dokumentit, ka qenë negociatat mes partive politike në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme dhe përpjekjet për reformën në drejtësi.

Dokumentet zbulojnë se fiks një javë para se lobistët e PS, të kontaktonin ambasadorin amerikan, pra në datën 11 maj, Partia Socialiste u ka paguar atyre 20 mijë dollarë. Kontakti i dytë i lobistëve të PS me ambasadorin amerikan Donald Lu ka ndodhur në datën 26 qershor dhe tema e tij ka qenë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Gjatë krizës politike, ka patur jo pak tensione mes opozitës dhe ambasadorit amerikan. Në atë kohë, ambasada amerikane mbajti disa qëndrime të forta kritike ndaj opozitës, e cila refuzonte të hynte në zgjedhje me kushtet e qeverisë.

Madje në fund të muajit prill, ambasadori Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vllahutin, zhvilluan një takim me partitë, që u interpretua si një ftesë për t'i futur në zgjedhje edhe pa praninë e Partisë Demokratike. Ndërkohë që vetë PD më parë, kishte akuzuar qeverinë se me paratë e  korrupsionit po ble fjalën e ndërkombëtarëve.  

Kontrata ‘që bleu’ takimin me Trump

Dokumentat e kontratës së lobimit të PS me Ballard zbardhin koiçidenca të "çuditshme". Personi kryesor me të cilin Ballard ka lobuar për llogari të Partisë Socialiste është kongresmeni Matt Gaetz. Mes lobistëve të Ballard dhe Gaetz janë shkëmbyer disa telefonata dhe emaile si dhe janë zhvilluar të paktën 4 takime.

Por vetëm një ditë para se PS të paguante 20 mijë dollarë për llogari të lobistit Ballard, kongresmeni Gaetz së bashku me disa kongresmenë të tjerë zhvilluan një vizitë në Shqipëri, ku u takuan me zyrtarët më të lartë të shtetit.

Ndërkohë që vetëm dy javë pas pagesës, në datën 25 maj 2017, kryeministri Rama pretendoi se arriti të takohej për herë të parë me Presidentin Amerikan, Donald Trump në samitin e NATO-s në Bruksel. Ndonëse nga takimi nuk u shpërnda asnjë material filmik, personi i vetëm që e konfirmoi takimin e Ramës me Trump ishte pikërisht kongresmeni Gaetz, megjithëse ndodhej në Washington. 

Konfirmimi i tij për takimin e pakonfirmuar kurrë nga Washingtoni vjen pas pagesës së mijëra dollarëve.

Paralelisht vetëm 3 ditë para takimit me Trump, kompania lobiste e PS ka kontaktuar zëvendës asistentin e tij, George Gigicos, një takim ku duket se është vendosur edhe takimi i Ramës me Trump.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Edlir Rameta08/12/2017 16:57

    Ju lutem,kur flasim qe takosh Trump dhe ne kushtet e Ed Drames (qe sla gje pa thene per Trump)cfare shkruani shifra skandaloze 20 mije USD apo 140 USD dhe per sekseret imagjinare,.Une ketu reth 1muaj para se to ndodhte takimi Kam komentuar Duke zbuluar arsyen perse asaj kohe kreu nje vizite rufe sekseri dhe keshilltari Edvinit Tony Montana Blair,zbulova arsyen see Blair do ndermjetsonte per takimin Rama Trump,dhe kur Kam then see shifra duhet te jete maramendse Duke patur parasysh kushtet e Edvinit Duke patur parasysh D.Trump qe eshte super milioner,dhe Duke patur parasysh Tony Montana Blair qe dhe mizat ti sheet per miliona,thashe qe shifren e dine vetem 4 persona D.Trump Tony Montana Blair Edvin Drama dhe G.Soros,dhe asnje njeri tjeter see di shifren qe ka paguar Edvini per ate takim dhe ska per ta ditur njeri ,arsyeja Shoqerite e fsheta keshtu fuksionojne,D.Trump eshte mbreti I Illuminatit G.Soros ne pari Tony Montana Blair thjeshte punonjes I I ketyre dhe Edvin Rama ka qene gjithmon kamarier I ketyre I ka servirur cfare I ka desh qefi ketyre dhe si gjithmon shqipetare ne kete raste kane qene ata qe kane paguar .

    Edlir Rameta08/12/2017 16:56

    Ju lutem,kur flasim qe takosh Trump dhe ne kushtet e Ed Drames (qe sla gje pa thene per Trump)cfare shkruani shifra skandaloze 20 mije USD apo 140 USD dhe per sekseret imagjinare,.Une ketu reth 1muaj para se to ndodhte takimi Kam komentuar Duke zbuluar arsyen perse asaj kohe kreu nje vizite rufe sekseri dhe keshilltari Edvinit Tony Montana Blair,zbulova arsyen see Blair do ndermjetsonte per takimin Rama Trump,dhe kur Kam then see shifra duhet te jete maramendse Duke patur parasysh kushtet e Edvinit Duke patur parasysh D.Trump qe eshte super milioner,dhe Duke patur parasysh Tony Montana Blair qe dhe mizat time sheet per miliona,thashe qe shifren e dine vetem 4 persona D.Trump Tony Montana Blair Edvin Drama dhe G.Soros,dhe asnje njeri tjeter see di shifren qe ka paguar Edvini per ate takim dhe ska per ta ditur njeri ,arsyeja Shoqerite e fsheta keshtu fuksionojne,D.Trump eshte mbreti I Illuminatit G.Soros ne pari Tony Montana Blair thjeshte punonjes I I ketyre dhe Edvin Rama ka qene gjithmon kamarier I ketyre I ka servirur cfare I ka desh qefi ketyre dhe si gjithmon shqipetare ne kete raste kane qene ata qe kane paguar .

    t08/12/2017 16:53

    merren me m..in e pd dhe harrojne se vete jane ne mos te dhjere, te permjerë

    Shto koment

    Denonco