Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Basha jep alarmin: Po ndërtohen 3 incineratorë për djegien e plehrave. Ja kush janë pronarët

Basha jep alarmin: Po ndërtohen 3 incineratorë për djegien e plehrave. Ja kush janë pronarët

12:26, 27/11/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme ndërtimin e 3 incineratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Sipas Bashës, pronarët e këtyre tre incineratorëve janë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Edi Rama dhe Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre.

Kthimi i Shqipërisë në një kazan plehrash paralel ishte plan paralel me kanabizimin e vendit

Ndërtimi i 3 incineratorëve në Elbasan, Fier, Tiranë është kundër shëndetit të shqiptarëve, është kundër standardeve, është korruptive.

Pronësia e 3 incineratorëve është e të njëjtit person. Skemë korruptive për të mbuluar pronarët e vërtetë, Edi Rama, Arben Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dudush27/11/2017 13:29

Rri edhe ca ti basha,nuk e kuptoj cfare pret akoma Kur do ta ngresh kete popull ne kembe,apo nuk ke ndermend ta besh ate gje

Shto koment

Denonco