Akuza e RD: Qeveria na ka bllokuar llogaritë bankare të gazetës, hakmarrje politike

Akuza e RD: Qeveria na ka bllokuar llogaritë bankare të gazetës, hakmarrje politike

10:12, 22/11/2017
A+ Aa A-

Llogaria bankare e gazetës “Rilindja Demokratike” që prej datës 1 Nëntor është bllokuar. Ne një shkrim në gazetë thuhet se kjo “është një hakmarrje e pastër politike” e Qeverisë.

Gazeta shkruan se diçka e tillë nuk ka ndodhu as në vitin 1991 kur RD përballej me diktaturën. RD shprehet se qeveria po mundohet ta bëjë të pamundur funksionimin dh edaljen e gazetës në treg.

“Me një vendim absurd të nxitur dhe mbështetur në mënyrë abuzive nga qeveria, instrumentet përmbaruese të Ramës kanë bllokuar në mënyrë të kundërligjshme llogarinë e “RD” që prej datës 1 Nëntor.

Kemi të bëjmë me një vendim të pastër politik dhe të paprecedentë.

Kurrë në këto 27 vite “RD”, por edhe asnjë media opozitare nuk i janë bllokuar llogaritë bankare, aq më shumë në mënyrë skandaloze dhe të kundraligjshme.

Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1991, kur “RD” përballej me diktaturën dhe as në vitin e rebelimit famëkeq të vitit 1997.

Qëllimi është i qartë. Përmes bllokimit të llogarisë bankare nga qeveria të bëhet i pamundur edhe funksionimi i gazetës dhe daljes së saj në treg.” – shkruan ndër të tjera ‘RD’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

CUBI22/11/2017 16:13

postimin/cubi

KICI22/11/2017 15:32

PSIKOPATI PO BLLOKON NJI PUSHTET E PO GENJEN EUROPEN, E NUK BLLOKOKA LLOGARITE E RD SE, I CMENDURI CMENDURI DO BEJE, KESHTU MOS U HBISNI. A KA THENE ;;;SKENI PARE GJE AKOMA?; MOS PRISNI HAIR NGA AI QE E KA SHTREMBER TRURIN. RUJUNI BUDALLAIT SE VETEM BRIRI I MUNGON.

Shto koment

Denonco