FOTO/ Meta: Manastiri është vend i shenjtë për shqiptarët

FOTO/ Meta: Manastiri është vend i shenjtë për shqiptarët

16:14, 21/11/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot gjatë vizitës së tij në Manastir tha se Kongresi i Manastirit është ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme pasi përshpejtoi një tjetër ngjarje të rëndësishme, Pavarësinë e Shqipërisë, njofton Zhurnal.

Kreu i shtetit shqiptar së pari u takua me kryetaren e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, ndërsa më pas e vizituan Muzeun e Alfabetit shqip në këtë qytet.

"Është nder për mua si President i Shqipërisë të vizitoj qytetin e Manastirit dhe të shpreh kënaqësi që gjendem në vendin e shenjtë të shqiptarëve, pa dallim ku ata jetojnë, vendi ku patriotët më të guximshëm para 109 viteve bënë unifikimin e alfabetit shqip. Kongresi i Manastirit është ngjarje tejet e rëndësishme sepse përshpejtoi një tjetër ngjarje të rëndësishme, Pavarësinë e Shqipërisë", theksoi Presidenti Meta i cili falenderoi publikisht zv.kryeministrin Hazbi Lika dhe kryetaren Natasha Petrovska për kujdesin që i kushtojnë Muzeut dhe për planet për restaurim të Muzeut.

/Zhurnal.mk

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco