PD dhe LSI braktisin Konferencën e Kryetarëve: Po bojkotojmë krimin

PD dhe LSI braktisin Konferencën e Kryetarëve: Po bojkotojmë krimin

10:21, 31/10/2017
A+ Aa A-

PD-ja dhe LSI-ja kanë braktisur sot punimet e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, mbledhur për prezantimin e Projektbuxhetit të vitit 2018.

Deputeti demokrat Edmon Spaho tha se PD-ja nuk pranon të bëhet pjesë e fasadës e kësaj qeveri të lidhur me krimin. "Qeveria ka rënë, është e lidhur me drogën." 

Deputeti Genc Pollo i tha kreut të Grupit të PS-së, Taulant Ballës se "po bojkotojmë krimin."

I vetmi reagim që ka bërë socialisti Balla ishte "se ju po bojkotoni Buxhetin dhe se për këtë do t'ju gjykojnë shqiptarët." Ai ka urdhëruar vazhdimin e mbledhjes, prezantimin e projektit nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj  me deputetët e PS-së. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t31/10/2017 11:37

Kane per te gjykuar shume mire shqiptaret per 2018,o karabush,kur te shikojne se sa do ti zbrazen xhepat me shume per te mbush xhepat e qeverise,

Shto koment

Denonco