Kryemadhi reagon sërish kundër Ramës: Sharjet ndaj gazetarëve  tregojnë frikën nga e vërteta

Kryemadhi reagon sërish kundër Ramës: Sharjet ndaj gazetarëve tregojnë frikën nga e vërteta

11:23, 26/10/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar sërish ndaj deklaratave intimiduese të Edi Ramës ndaj gazetarëve. Pas sulmit të djeshëm, Rama e vazhdoi edhe sot duke thënë se ‘takimet me gazetarët ndikojnë në organet tretëse’.

Ja çfarë shkruan Kryemadhi:

Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median.

Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin.

Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

salah26/10/2017 14:20

Monika Kryemadhi , ist a crime women: 20 years of fraud, drug business, like Kondo in 2001

Shto koment

Denonco