Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Për të qeshur jemi ne!

Për të qeshur jemi ne!

Nga Poli Hoxha - 01/10/2017

Pak ditë më parë Edi Rama i përçmoi dhe i sulmoi nëpunësit e shtetit të tij, duke i portretizuar me cinizëm si, ” të veshur me blu xhins, me shapka, me bluzë me shqiponjë me tre koka, me stampa Halluini, me pantallona të shkurtra”.

Pasi i pikturoi në këtë mënyrë butaforike, ai bëri edhe thirrjen se çfarë duhet bërë me këtë tip zyrtari.

“Nuk duhet t’i prisni, duhet t’i përzini dhe duhet të filloni të thoni, që i përzumë”

Sipas këtyre fjalëve që vetë Edi Rama artikuloi live në televizion, nëse nuk je “etik” në punën tënde si përfaqësues i shtetit, atëherë ata me të cilët ke të bësh  “për arsye pune” kanë të drejtë që të të përzënë dhe madje, këtë prozvalje t`ja bëjnë të ditur edhe publikut.

Përveç dimensionit hipokrit e qesharak, ka një problem dhe dy standarde në këtë retorikë populiste, të kryeministrit të Shqipërisë.

Kohët e fundit në takime zyrtare të rëndësishme ndërkombëtare të nivelit të lartë, ku ka qenë për punët e shtetit shqiptar dhe jo ato personale, ai vetë është shfaqur disa herë me atlete, bluza me mesazhe “ndryshe” etj.

Kështu bëri në samitin e Triestes në prani edhe të Kancelares Merkel, ku të gjithë nënqeshnin me tallje. U mjaftuan vetëm me kaq, por nuk e përzunë siç u kërkon ai biznesmenëve të mëdhenj, të bëjnë me zyrtarët e tij nëse u shfaqen në takime pune, “me shapka e bluzë me shqiponjë”.

Pas kësaj guxoi dhe bëri të njëjtën gjë, në takimin e kryeministrave të rajonit në Beograd me Zv. Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence. Ishte aty për punët e Shqipërisë, por pavarësisht kësaj në mënyrën më karagjoze e shkeli etikën e veshjes, që kërkon këtu nga zyrtarët e tij.

Ndërkohë që lë nam nëpër botë me fiksimin se duke u veshur “ndryshe” nga ajo që përcaktojnë protokollet e takimeve të tilla do të fitojë admirim dhe vëmendje, zyrtarët e shtetit që drejton vetë nuk duhet të guxojnë që të paraqiten pa kostum, këpucë e kravatë përpara Saimir Manes!

Por ajo që ka marrë mbrapsht deri tani nga “trendy Rama”, nuk ka qenë admirimi. Vëmendja po, në maksimum.

Njësoj si në Trieste, edhe në Beograd nënqeshën me tallje me liderin global që i është mbushur mendja se është “brand”. E lanë të qëndronte me atlete në bisedime, por e përzunë si të ishte një “halabak” nga fotoja zyrtare.

 Nëse Z.v Presidenti Pence, do të zbatonte  porosinë që u jep Edi Rama biznesmenëve të tij të mëdhenj këtu, pasi e zbuan nga mbyllja zyrtare e takimit, do ti  duhej të porosiste organizatorët që të bënin për këtë rast, edhe një njoftim publik për mbarë botën.
Deklarata për përzënien e një kryeministri që vishet me atlete, edhe në takime të rëndësishme pune, mund të formulohej pikërisht me fjalët e vetë Edi Ramës:

“E dini që ky është realiteti, e qeshni kur jua tregojnë, por për t’u qeshur jemi ne, që lejojmë këtë personazh…”.

Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho02/10/2017 11:43

Meruni me derrderre! Ky pusht duhet rrezuar nga pushteti!

Dr.01/10/2017 20:57

Vetem nje tip ben veprime te tilla .qe te duken cfar beri hollanda per kryetarin qe ishte si ky.

Shto koment

Denonco