Liria është skllavëri, injoranca është pushtet!

Liria është skllavëri, injoranca është pushtet!

Nga Marçela Leskaj - 15/09/2017

Kam qenë përherë e interesuar në zhvillimet mbi politikën tonë të brendshme dhe atë ndërkombëtare. Gjithashtu për historinë e sistemeve politike nëpër të cilat ka rënë e është ngritur duke u formësuar në trajtën që ka sot shteti ynë, si edhe shtetet fqinje. Zhvillimet politike dhe ekonomike në të cilat kanë qenë përherë indikator edhe ndikues i fuqishëm për situatat tona në aspektin politik. Sepse ne kemi “vesin”e keq që i ka rrënjët të thella në traditat tona të mikëpritjes. E respektojmë më shumë se ç’duhet mikun dhe miqësinë.

Oruell thoshte se ‘Liria është skllavëri’, nuk do të ndalem shumë tek kjo pjesë ë thënies së tij të famshme në librin e tij “1984”, më shumë sesa tek pjesa e dytë që më shërben më shumë për të paraqitur idenë time mbi situatën e informimit e transparencës sot, në lidhje më vendimet që ndikojnë në mënyrë të drejtë për drejtë në jetët e njerëzve të thjeshtë.

Por do të them se fjalia në dukje kontradiktore e Oruell: “Liria është Skllavëri: lidhet ngushtazi me fenomenin e Despotizmit.

Turmat (prolet) sipas autorit janë të prirura për hallakatje, shpërbërje, dinamizëm dhe energji pa kufi. Por aspak disiplinë rregull apo inteligjencë praktike për ta përdor në eficencë të plotë të gjithë energjinë e saj.

Ai u referohej “proleve’ (popullit të thjeshtë, klasës punëtore në komunizëm).

I përshkruante ato shumë vitale me gjenetikë të fortë. Të shëndetshme, fizikisht të afta për të punuar nga mëngjesi në darkë punë të mundimshme e nga më të rëndomtat në kufij të skllavërimit. Të prirura tu bindeshin ligjeve e normave në fuqi prej frikës, ose më shumë prej mungesës së vigjilencës, analizës inteligjencës praktike për të deduktuar të vërtetën. Atë të vërtetë që ato do ti çlironte:

ASNJË QEVERI NUK ËSHTË MË E FORTË SE POPULLI QË AJO QEVERISË!

Ndërsa e vërteta është se me gjithë energjinë që zotëronin ata nuk mund të përmbysnin qeverinë, sistemin që i shtypte si me një çizme të stërmadhe drejte në fytyrë (metaforizëm e përdorur nga autori i, “1984”), duke i skllavëruar. Sepse ajo çfarë ua bënte këtë gjendje më të mjerë edhe demoralizuese ishte bindja e “mbjellë” në mendjet e tyre me anë të fuqisë së forcës shtrënguese së shtetit përballë individit, me anë të frikës dhunë dhe terrorit, qeveria, sistemi i kishte zhdukur kujtesën kolektive. Mbi situatat e sistemet kundërshtare e krahasuese, duke kultivuar frikën dhe servilizmin. Faktorë këto që ua bënin të pamundur kryengritjen. Ua bënin “Revolucionin e Ideve”, inekzistent edhe si koncept. Krahasimi me situatën tonë politike në vend marr guximin ta them se gjen vend. Rama është një mjeshtër i publicitetit.

Ata dinë ta “shesin” dhunën edhe terrorin, shtypjen në kufij të skamjes e varfërimit, si “forcë të shembullit” si nevoje e pa negociueshme për të ndërtuar baza të forta të një shteti të konsoliduar. Ata na e shesin dukjen e, demagogjinë e tyre për “program” premtimet boshe si plan ekonomik.

Rritjen e taksave për produktet e konsumit bazik, si nevojë për uljen e nivelit të borxhit. Dhe paratë e marra hua prej bankave ndërkombëtare, si nevojë për ti dhënë qarkullim dhe frymë ekonomisë në vend. Kur destinacioni i tyre nuk është aspak investimet në sektorët e paralizuar të ekonomisë, si bujqësia, sektori ndërtimit etj., por mjete luksi për zengjinët deputetë. Të gjitha këto faturuar mbi kurrizin e popullit të mjerë, të paditur edhe jo vigjilent.

Turma e “proleve” (term i përdorur nga Oruell) ishte e destinuar për ti shërbyer atij 1 për qind të popullsisë që zotëronte të vërtetën. Ata zotëronin një inteligjencë praktike për ti skllavëruar këto masa. Duke i lënë këto në errësirë të plotë duke i kontrolluar me mungesën dhe racionimin e mjeteve më bazike të jetesës siç ishte ushqimi, orët e stërzgjatura të punës energjia elektrike më ndërprerje dhe ridimensionimi dhe ri strukturimi i fakteve historike, sipas nevojave të sistemit. A ju tingëllon sado pak si histori e njohur kjo?!

Pra liria në dukje e kësaj turme të proleve, hallakatja,mungesa e strukturimit të saj, nëpër sindikata apo për ta bërë më reale, ushqente despotizmin e sistetmit. Mbledhjen grusht të pushteteve në një dorë.

Ndërsa tani dua të dal tek pjesa e dytë e thënies - “Injoranca është Pushtet”.

Injoranca e masave u shërben atyre që janë të interesuar dhe dirigjojnë planin për ti lënë pikërisht këto masa në terr të plotë për çdo vendimmarrje që afekton në mënyrë të drejtpërdrejtë nivelin e tyre të jetesës.

Njerëzit vuajnë edhe skllavërohen sot me mënyra shumë më të moderuara si varësia ndaj internetit, energjisë elektrike, ushqimit, televizionit, sendeve që “i shiten” botëkuptimit të masave si “luks”.

Më vjen këtu ndërmend një teori e Shopenhauerit filozofit gjerman të shkollës realiste, dhe pesimizmit. “Njerëzit janë të destinuar të vuajnë prej sendeve objekteve edhe fenomeneve me të cilët ata atashohen”.

Atashimi është burimi i vuajtjeve. Kështu ne të rinjtë sot jemi shumë më pak vigjilent ndaj, mënyrës së bërjes politike dhe vendimmarrjeve të ndryshme. Të shpërqendruar dhe me një smartphone në dorë, krejtësisht të pa interesuar se çfarë po ndodh vërdalle.

Çmimi i energjisë elektrike, çmimi i naftës, tarifat e studimit rriten e stër rriten përreth nesh, dhe kur bie rasti të na pyesin ndonjëherë, flasim me zë te lartë e me një krenari qesharake pohime të tilla që tingëllojnë kaq naive dhe të përhumbura.

Nuk më intereson politika. “Kokat e tyre nuk kanë ngrënë”?

‘Unë jam i pa punë, nuk më intereson politika dua t’ju çoj fëmijëve bukë në darkë në shtëpi’, thotë një kryefamiljar.

Por a nuk ju duken pak kontradiktore këto pohime?

A nuk është kjo politika për të cilën po flasim, ajo që si rrjedhim i vendimmarrjeve të saj, me bazë oligarke dhe e lidhur jo rrallë me krimin, biznesin. Kjo politikë me karakteristikat e veta despotike, që i ka lënë fëmijët tuaj pa bukë, ne të rinjtë pa shkollë pa mundësi afirmimi, specializimi në fushat tona”?!

Ajo që dua të them është pikërisht kaq e thjeshtë sa edhe pohimi më lart.

Injoranca, lënia në terr, mosinformimi apo keq informimi që i shërben interesave të grupeve të caktuara, është ai faktor thelbësor që mban në këmbë pushtetin në pothuaj gjithë vendet post komuniste të Ballkanit, me një tranzicion të tej zgjatur si Shqipëria.

Njerëzit e thjeshtë, klasa e mesme dhe ajo poshtë saj, me gjithë gjenetiken e fortë, aftësinë për të punuar, prurjen masive në numër e shumë aftësi të tjera. Nuk ka drejtim nuk ka një kryesi në radhët e veta një inteligjence praktike, njerëz të pa influencuar nga kahet politikë të sistemit që ndajnë tepsinë së bashku. Ndaj pikërisht për këtë dhe është e destinuar të vuajë dhe të skllavërohet pikërisht prej neglizhencës, lejimit të përsëritjes dhe riciklimit të historisë. Pikërisht prej mungesës së guximit që vjen nga mos njohja e fakteve e së vërtetës nga mos dija neglizhenca.

Mungesa e analizës krahasuese.

Ata nuk e dinë se janë zot te fateve te tyre dhe te aftë të qeverisin në një mënyrë që do tu kthehet dinjiteti dhe nuk do të skllavërohen duke punuar për sektorët e bizneseve që financojnë despotet e moderuar të sistemeve liberale.

Pushteti i mbledhur “grusht në një dorë” nuk sjell asgjë të mirë veçse na e zë frymën nga dita në ditë ngjeshur në fytyrat tona.

E si mund të, të shkojë mendja të mendosh çfarë po bën politika për ty, kur megjithë skllavërimin në punë nga mëngjesi në darkë nuk siguro dot mjetet më bazike për jetesën. Nuk paguan dot tarifën e studimit.

Kjo është fitorja më e madhe e tyre kundrejt nesh, pikërisht me pushtetin dhe fuqinë që u kemi deleguar. Shumë sarkastike edhe e vajshme, apo jo?

Kasa oligarke që sundojnë me despotizëm, me gjithë tufën e pushteteve mbledhur grusht se bashku kanë arritur ti bëjnë të besojnë se ajo çfarë ata propagandojnë me grupin e mediave të shitura që riciklojnë ndryshojnë e përmirësojnë faktet historike në favor të tyre, është e vërteta. E fshijnë dhe e shkruajnë historinë ashtu si ju shërben atyre më mirë. Sepse siç ju thashë edhe me lartë pushteti i tyre rrjedh prej mungesës e së ndërgjegjësimit, neglizhencës mungesës së kujtesës kolektive, dhe blerjes së medias së lirë. Mediat janë sytë dhe veshët e një populli. Ata ia kanë dalë ti verbojnë dhe shurdhojnë në këtë mënyrë.

Ne, opozita duhet të punojmë fort përtej asaj që përmenda, me të rinjtë tanë. Ata duhet si fillim të kualifikohen, të njihen të përgatiten të mendojnë në mënyrë kritike, të analizojnë te jenë shume të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për vendime që merren dhe afektojnë drejtë për drejtë interesat, të drejta e tyre. Mbi të gjitha ne duhet të mësojmë të rinjtë tanë se çfarë është ideologjia e djathtë, historia jonë. Cilat janë ato aspekte të ideologjisë sonë që na ndajnë nga ideologjia e partive komuniste të ricikluara të spektrit të majtë. Të rinjtë tanë duhet të mësohen të mendojnë në mënyrë kritike krahasuese e analizuese duhet ti bëjmë të besojnë se ata munden. Së bashku duke u përpjekur zëri I tyre do të mund të dëgjohet me mjete e mënyra legjitime. Pasi të jenë ndërgjegjësuar për këtë ata do të mund të besojnë edhe se ndryshimin mund ta sjellin të gjithë të bashkuar dhe mund ti orientojë politikat rreth interesit me të mirë të përgjithshëm. Atij që na shërben të gjithëve dhe jo vetëm klasës në pushtet. Në mënyrë që injoranca jonë të mos të jetë më premisë për despotizmin e pushtetit të tyre.

Sot 27 vite më vonë nga shpallja e pluralizmit ne Shqipëri, ne nuk jemi më të lirë, vendi ynë nuk është më demokratik, sistemi ynë nuk është më liberal, më transparent. Ekonomia jonë nuk është më e fortë dhe hierarkia në administratë më hermetike edhe e ngurtë. Me vendosjen e ish-ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës,në krye të organit më të lartë legjislativ kushtetues. Shqipëria bëri këtë legjislaturë hapa regresi. Historia ka nisur të përsëritet, në “pasazhet” që i shërbejnë kastës në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku16/09/2017 13:07

Dikur një profesor i nderuar kishte një enigmë të pazgjidhur që e mundonte. Kush është më katastrofike, injoranca apo bomba atomike. Eureka, tha ai një ditë me diell mbi qiellin blu, e gjeta. Bomba atomike shkatrron gjithçka por njerëzimi mëndje ndritur rindërton e rikrijon me një nivel akoma më të lartë. Injoranca nuk lejon krijimin e asgjëje askurrë. Rroftë injoranca dhe shpirtligësia e atyre që e mbështesin dhe ushqejnë për të sunduar e shfrytëzuar mbi popujt.

Ajo16/09/2017 01:55

Paska shprese per Shqiperine!
Kur sheh se nje vajze e re qe eshte jo vetem e bukur por e shkolluar per se mbari dhe me nje pjekuri politike te admirueshme, ne ndryshim nga stereotipi i vajzave te sotme qe te vetmin preokupim kane si ti ngjajne Kim Kardashianit, atehere them se ka shprese. Kjo vajze duhet pershendetur!
Faleminderit Z. Leskaj, shpresoj qe PD te kete ne radhet e saj shume te rinj te tjere si ju!
Cfare kontrasti qe krijon menyra analitike e trajtimit te faktit se perse Rama u rizgjodh perseri megjithe paaftesine proverbiale, vjedhjen galopante dhe riciklimin e relikeve te komunizmit dhe mendesise diktatoriale prej kesaj politikaneje te re, krahasuar me thirrjet patetike te Spiropalit ( kujtoni vetem idiotesine e saj teksa si nje sahanlepirese pa dinjitet krahasonte Ramen me Skenderbeun) apo gafat e zevendeskryeministres se sapo zgjedhur!

JEMES15/09/2017 23:54

KRIME I ORGANIZUAR SHTETROR

KETO KANIBAL TE SHOQERISE TE TE GJITHA NGJYRAVE DHE ZYRAVE KRYESORE NE VENDE

NJE MEDIE KRIMINALE QE NUK ISTIFIKON AS MINIMUMIN E MISIONIT TE SAJ

Injoranca!15/09/2017 22:49

Droga, Prostitucioni,KorrupsioniPra spo rendis te tjera plage te shoqerise por vetem keto TRE me shkatrrueset per nje shoqeri njerezore normale PORMe shkatrruese dhe ekzaktesisht vdekjeprurese, makabre fare eshte I N J O R A N C A; kudo ku ajo ndodhet me shumice, jo vetem ne ballkan por edhe ne vendet perendimore INJORANCA ne krye! Ne Perendim p sh, klasa e ulet e shoqerise perfshire edhe te mesmen deridiku, ka shume Injorance dhe si rezultat i kesaj, kjo shtrese, edhe pse ben punet me te renda, te rendomta, paguhet mizerabel dhe Prapeseprape, Injoranca ne kete mes i ben keta ne mes vedi spiune, keqdashes dhete pashpirt per njeri tjetrin dhe nuk e kane mendjen te qendrojne solide, te bashkuar, miredashes me njeri tjetrin dhe te kerkojne paga me te larta per mirejetesen e tyre; paguhet mizerabel dhe Injoranca i shtyn te mos e ken mendimin per te kerkuar te drejten qe duhet te ju takoje por merren me siunlliqet karshi njeri tjetrit; Kush jane ata qe i hartojne keto paga sa per te mbajtur frymen me nje finance e ekonomi fare te ulet! Kush jane ata maskarenj qe i kane hartuar keto,,rregulla,, qekaq apo aq duhet te paguhet nje punetor i mezi shkon ne shtepi nga puna e rende dhe e paguar keqqqq; Kush jane ata bij bushtrash qe me kostume e kollare tallinn bythen gjithe diten, duke u hallakatur me dashnore neper zyra, vetura e hotele dhe duke sajuar gjoja C V kur kerkojne per te punesuar ! slu rol CV por paraqitja lakuriqe dhe trupi i bukur i femres dhe vendi i punes eshte gati! eshte teme e gjate por baza e ketij shkrimi idjot nga ana ime eshte qe jam i bindur qe INJORANA eshte mama e gjithte te keqijave stop Injorances hahahaha cfare budallelliku ee! ku ka stop; ata e kane pushtuar shoqerine njerezore, deri sa te shembet kjo Bote e piset!

Shto koment

Denonco