Loja e pisët me LSI-në

Loja e pisët me LSI-në

Nga Andi Bushati - 02/06/2017

Një sulm i pa precedent ka filluar pas marrëveshjes Rama - Basha kundër partisë së Ilir Metës. Sapo nënshkruan paktin okult, i cili nuk pati pikë transparence, dhe që mbi të gjitha nuk garantoi asgjë për zgjedhje vërtet të lira dhe të ndershme, fushata e dy partive të mëdha po mundohet të vizatojë LSI-në si të keqen më të madhe të këtij vendi. Kreu demokrat, i cili i trembet hemoragjisë së zgjedhësve këmbëngul nga Vlora në Pogradec, se të votosh për Ilir Metën është njësoj si ta hedhësh votën në det apo në liqen.

Nga ana tjetër kryeministri Rama kërkon të ketë duar të lira në timonin e qeverisjes duke stigmatizuar aleatët e vet të majtë që rrëmbejnë pushtet, por nga ana tjetër hedhin dhe vickla.

Kjo klimë fushate po shoqërohet në terren me spastrtimin nga vendet kyçe në administratë të njerëzve të besuar të Ilir Metës. E parë në total ajo po tenton të krijojë përshtypjen se në trupin e sëmurë me kancer të Shqipërisë, LSI është organi prej nga prodhohen dhe shpërndahen metastazat.

Në fakt ky version nuk është larg të vërtetës. LSI-a ka qenë këto tetë vite partia që ka mbrojtur me votat e saj gjëmat më të mëdha që kanë ndodhur.

Ajo mbështeti gjatë periudhës 2009-2013 privatizimet skandaloze të qeverisë Berisha, ajo vazhdoi të mbajë me votë pushtetin që bëri 21 janarin, që vodhi votat e bashkisë së Tiranës dhe një rregjim që u shndërrua në një autokraci familjare. Pa i hyrë një gjëmb në këmbë, duke shpallur publikisht se “kontarata përfundoi” ajo kaloi në aleancë me Rilindjen duke bërë të pamundur që rotacioni të sillte ndryshim.

Pavarësisht se këtë radhë pesha e saj qe më e madhe në numra, forca e Ilir Metës nuk u mundua të bëhej pengesë as për koncesionet skandaloze, as për betonizimin e Tiranës, as për ligjin e arsimit të lartë, as për ndarjen teritoriale pa opozitën. Ajo, në aleancë me Ramën, bëri vetëm më shumë zhurmë se gjatë qeverisjes Berisha, por në thelb mbështeti pa hezitim kontratën e nënshkruar në 1 prill.

Pra, në këtë kuptim, LSI e meriton çdo kritikë, akuzë dhe anatemim në drejtim të saj. Ajo është sjellë për dy mandate me radhë si ajo larva që rritet mbi një pemë të kalbur dhe që trashet gjithnjë e më shumë sa më tepër shkërmoqet trungu mbi të cilin jeton.

Prandaj një pjesë e mirë e elektoratit (përpos klientelëës së saj) e përçmon këtë forcë dhe ka krijuar alergji ndaj saj.

Por, thënë këtë, nuk ka asnjë pikë vërtetësie, logjike dhe morali, që partia e Metës të sulmohet nga ata që e kanë përdorur për të forcuar pushtetin e tyre, i kanë marrë votat për të trashur zullumet, i kanë dhënë një pjesë të pushtetit për të abuzuar me të tërën. 

Nëse ka dy njerëz që sot duhet të heshtin përballë LSI-së ata janë Rama dhe Basha.  Idhtarët e tyre, socialistët dhe demokratët, pjesa tjetër e shumicës së shqiptarëve mund të kenë me dhjetra arsye për ta përbuzur këtë parti, por ata jo. Ata kanë po aq të drejtë të drejtojnë gishtin nga Meta, sa çka edhe një vrasës të denoncojë atë që i ka mbajtur armën.

Po atëhere, përse e bëjnë? Përse dy të mëdhenjtë janë hedhur në këtë sulm të paparë ndaj bandës më të vogël?

Teoria konspirative që po gëlon ngado këto ditë është se gjatë bisedës së fshehtë 5 orëshe ata kanë rënë dakord që ta zhdukin LSI-në. Se marrveshja e fshehtë përmban paktin për ta lënë Metën këto zgjedhje jashtë koalicioneve të mëdha dhe se ajo parashikon një ligj elektoral me prim për zgjedhjet e ardhshme që do i jepte fund përfundimisht ëndrrës së LSI- së për të qenë gjithnjë një parti qeverisëse.

Por, për ata që nuk i besojnë shpjegimeve komplotiste llogaria është më e thjeshtë. Basha dhe Rama po e godasin Metën për të lënë të kuptohet në publik se ata nuk do të bashkëqeverisin më me të. Pra, duke qenë të bindur që LSI-a është një forcë klienteliste, që bazën nuk e ka tek një elektorat stabël, por tek një masë fluide njerëzish që i blen me vende pune në shtet, ata po tentojnë t’ia heqin LSI-së këtë kartë.

Ata janë të bindur se pa sigurinë se do të jetë përsëri në pushtet kjo forcë përgjysmohert në vota.

Pikërisht për këtë arsye ka nisur loja e pisët Rama – Basha.  E gjithë kjo kryqëzatë e dakordësuar më parë nuk ka asnjë qëllim më të madh sesa rrëmbimi i pak votave më shumë.

Por, ironia e gjithë kësaj historie është se megjithëse e ka kuptuar lojën e dy të mëdhenjve partia e Metës nuk guxon ta denoncojë atë. Ajo sillet sikur e përshëndet paktin Rama – Basha, e duartroket marrëveshjen që shpëtoi vendin dhe shmangu krizën, nuk guxon të denoncojë paktin okult që u firmos pa asnjë dëshmitar. Sepse në thelb duke mos i treguar votuesve të saj potenicialë se marveshja ka për qëllim të godasë LSI, ajo shpreson të marrë vota duke i mashtruar njerëzit me fabulën e zakonshme se do ta vazhdojë të jetë në pushtet.

Dhe këtu paradoksi mbërrin kulmin. Sepse partia e Ilir Metës beson se gënjeshtra që po përpunohet në dëm të saj, mposhtet më lehtë me krijimin e një mashtrimi më të madh. Dhe pikërisht kjo e menderos edhe më keq lojën e ndyrë që dy të mëdhenjtë po luajnë me LSI-në. Të gjithë janë bërë pjesë e një teatri absurd, ku askush nuk guxon të thotë drejtë dhe thjeshtë të vërtetën. /Lapsi.al/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

pp03/06/2017 14:55

Taani mbas 8 vjet ne pushtet. Mr. 4-16 deputete le Te beje dhe 8 vjet ne opozite Te shikoje bythen e mizes.

Lori03/06/2017 12:59

Bushat vetem per LSI nuk thuhet loje e piset!

mario03/06/2017 10:48

bushat,loje me te piste qe beri lsi-ja me Pd ne 2013 nuk ka pasur dhe nuk do te kete gje qe ndodhi 4 vjete .C'fare kerkon lsi tani qe Pd -ja te bej lojen e saj,per interesat e tyre.deri dje ti ke vjell vrer kunder lsi tani te dhimset,kjo eshte loje e piste qe ben ti per llogari edvin rames.

Edvin poturja03/06/2017 09:07

Ky shkodrani i paska marre leket edhe per kete radhe nga LSI.
Ti futja vetes, ne te na rruash topet.

ta03/06/2017 08:02

je njeriu me bajge që ka shqiperia

shkodra03/06/2017 01:26

Analiza e shkodranit meriton ti thuhet: shkodrano, na rrushbethen e pakeke!

shkodrani 02/06/2017 23:49

Shqipëria ka nevojë për LSI , LSI ka treguar deri tani se ashte parti prane popullit , parti që po te mori voten të zgjidh hallin , parti besnike ndaj elektoratit , nuk jane arrogante por jane te matur dhe të qetë , nuk e shohin popullin si dele apo si lopë që duhet mjelur përkundrazi jane serioz me njerëzit e thjeshtë ( të pakten keshtu duken ) , neve kemi dy lider z.Rama dhe z.Basha që nuk i durojne fukarenjt nuk i honepsin dot tallen me to dhe i përçmojnë ( Berisha nuk ban pjese këtu eshte serioz si lider prane popullit ) z.Rama dhe z.Basha duan lluksin duan aventura jetojn si në përralla te rrethuar gjithkund nga luxi dhe miljonat e eurove - a ishte LSI që ndaloi plehrat i vuri veton z.Rama në interes të qytetarit ? - a ishte LSI që vuri vulen Reformes në drejtësi duke bërë që drejtesia të mos kapet ? --- a ishte LSI tani në fund që detyroi Ramen të pranonte Bashen në zgjedhje se po të donte LSI vendi mbetej pa opozitë ? --- LSI sot e sulmojne njerëz me interesa afër PS sepse LSI ju prishën planet PS , dhe i thojnë Bashës pa LSI ti je mbret pa LSI je pasha pa LSI është dhe moda , dhe Basha vrapon si ai demi që gënjehet nga ujku për ti hequr brirët dhe godet LSI si një çilimi --- ore Luli vogël ( nga mendja jo nga shtati ) po ku vjen dot e djathta në pushtet pa LSI , po sikur të shkrihet LSI dhe ato vota te ikun tek PS po ku fiton ndonjëher PD ? --- Nuk e kuptoj z.Basha me politikat që ban , ai në vend që ti bjeri PS se ka boll material i del e i mjafton ky holandezi i PD loz lojen e Rames asgjësimin e LSI dhe ato 250 000 vota të kthehen përsëri tek PS se skane ku ikin tjeter te PD nuk ikin dot se jane të majte ato Koka , Tavo , Naço , Çela , Vasili Rrokaj etj etj dhe si përfundim fuqizohet ekstremisht PS edhe një here si përpara --- si përfundim uroj që z.Basha nuk ashte shitur tek z.Rama uroj që Basha të mos ketë pranuar miljardat e Rames në takimin tek për tek që zgjati 5 orë , koha do ta tregojë por ndoshta për demokratët e vertet do jet pak vone

Salvo02/06/2017 23:23

Loja e Bushatit nuk lidhet as me revolten, as me keqardhjen per Lsi; perkundrazi, po perpiqet t'u thote qartazi votuesve se Lsi nuk do te jete me pjese e pushtetit, qe do te thote: 1. Nuk do te kete mundesi punesimi; 2. Njerezit e saj do te humbasin vendin e punes ( perjashto ata qe do e deklarojne dhe transferojne voten e tyre tek Ps. Shkrimi i Bushatit nuk eshte analize, por tellallje e sa me siper permes stilit te hartimeve qe Mesila Doda lexonte me ze te trashe para se te votonte me ze te shuar.

lsivlore02/06/2017 21:17

Lsi eshte partia e njerezve qe punojne ne grup, qe i ndodhen njeri tjetrit si ne nje familje te madhe ne te mire e ne te keq. Eshte nje parti ku mund ti shkruash kryetarit te Partise e te te ktheje pergjigje. ku ne shumicen e rasteve vleresohet meritokracia, ndaj do te shihni ne votime, ne qe jemi prane njerezve e dime sesi na presin, eshte parti ku listat i udheqheqin njeres te mrekullueshem. ne Vlore udheheq Profesori i nderuar Shezai rroka, babai i abetares mbarekombetare. Emrin nuk po e vendos se me heq nga puna qeveria kameleon, gjysmagjel e PD_PS. Hajde tung takohemi ne 26 qershor, por se mos na luteni te bejme koalicion se ddooooooooooooooooo te mendohemi ne lsistat e si te vendosim stukturat ashtu do te bejme.

LLl02/06/2017 21:04

Lojen e piset te Bushtit e shohim cdo dite nper TV. Bushati kujton se njerezit e besojne kur thote se Basha nuk eshte kryetar partie edhe pse opozitarizmi i tij me dekrinalizin, kontributi per Reformen ne drejtesi, nderkombetarizi i kanabizit, protesta e gjate e qytetare, perteritja e figurave te PD etj. Bushati ka nje parim, ate te sharjes te te gjitheve. Por jo vetem kaq, ai kerkon shere, remuj se vetem kte detyre ka bashke me OJF e Sorosit. A e ndihmon kjo sorosjanin Blushi ? Po. Kete do te arij Bushati me shkrimin e tij

Leci02/06/2017 20:15

L S I me e korruptuara. Cifti Meta si Caushesku.

krasasi tp02/06/2017 19:58

Bushat, je nji analist kazani.Ju "gebelsianet"e kazanit na i keni shpifur me keq se politikanet.Lehni per klientelen vazhdimisht se ju paguajne mire, por ne kohe fushatash ju paguajne me shume ndaj e trashni zerin .LSI nuk eshte me shume fajtore se ajo asnjehere nuk ka drejtuar qeverine shqiptare por ne koalicion.Nese ti thua qe LSI ka bllok, qytetaret e dine qe blloqet e Rames dhe ministrave te tij duan nji bagazh makine ti mbaj.Reformimi i sistemit politik nuk behet me pazar nate ku dy autokrat vendosin ta zhdukin LSI.Ketu duhet zbatuar sistemi politik Amerikan.Si per partit si per qeverisjen.LSI eshte nje parti e shtrir ne teren ne menyre kapilare, me afer njerezve ,me struktura me efikase dhe funksionim me demokratik.Ke degjuar zotrote qe ne LSI te grinden per listat per deputet, per ministra per drejtora etj. Jo sepse pak a shume aty funksionon sistemi i merites e kontributit.Ilir Meta nuk e drejton partine si nje autokrat,si modeli i dy miqve te tu qe sa per te na hedhur hi syve ne qytetareve, ju hedh nga pak pluhur dhe sa largoesh nga syte e publikut fillon e ua shkund (pluhurin) si nje qehaja i zellshem.Reformat strukturore te cilat me siguri do vijne si presion nga poshte, nepermjet Revolucionit Demokratik Paqesor do sjell ndrushim.Marreveshja pazar dhe qeverija pazar qe ndoshta edhe mund tja arrij te krijohet do ti kete muajt te numuruara.E majta do arrij te riformatohet edhe me siguri nuk do shnderrohet LSI ne Rilindje por e kunderta do ndodh.Ne kete proces transformimi do perfshihet edhe e djathta shqiptare, jo duke u shkrire ne kazanin e pazarit.Nuk e kam votuar LSI asnje here.Te krahasosh E.Ramen me I.Meten dhe te krahasosh nr 2 te PS Taulant Ballen me nr 2 te LSI Luan Ramen eshte te krahasosh te pa krahasushmen.

tosi02/06/2017 19:44

loje e piset me Lsi apo loje e piset e Lsi?

juri 02/06/2017 19:39

po bushat me gjithe respektin qe kame per analizat tuaja ne kete pike ndahem 21-ishte rrejedhoj e metes dhe si do ja bente nuk ja ka bere nder berishes........

FR02/06/2017 19:20

Si thote nipcja i shokut Hysni dhe djalka i shokut Mehdi? "Ajo mbështeti gjatë periudhës 2009-2013 privatizimet skandaloze të qeverisë Berisha, ajo vazhdoi të mbajë me votë pushtetin që bëri 21 janarin, që vodhi votat e bashkisë së Tiranës dhe një rregjim që u shndërrua në një autokraci familjare." Epo c'pret tjeter prej ketij! Me kete bosht te fuqishem ideologjik te keso shkrimi propagandistik, halle Vitoja do te krenohet me komsomolasin Andi! Per ta thene shkurt, ky paragraf i cituar, i ngritur mbi rrena absolute nga rreshit i pare gjer ne te fundit, mjafton per ta bere shokun Andi objekt te analizes mbi rolin qe atij i ka ngarkuar Partia ne lojen e piset per goditjen e PD-se, LSI-se e PS-se bashke, me synimin perfundimtar per te lene ne pushtet keta qe jane.

osumi02/06/2017 19:18

Deri dje nipi I Hysni Kapos nuk la gje pa thene per LS-qine sot I ardhka keq per te. Njeri I peshtire komunist I pandreqshem.

Shto koment

Denonco