Javën tjetër shihemi në protestën e radhës!

Javën tjetër shihemi në protestën e radhës!

Nga Belind Këlliçi - 11/04/2024

Dje ishte festa e Fiter Bajramit dhe kryetari i bashkisë bëri atë që ka bërë më mirë gjatë gjithë kësaj kohë. Veshi përparësen e vet të preferuar dhe u shërbeu njerëzve në nevojë çorbën e hipokrizisë së tij. Ai tha madje se Muaji i Ramazanit për të kishte qenë një kohë reflektimi, për gabimet e vogla që ishin bërë, ndërsa kishte bërë mijëra punë të mëdha…

Po Erion Veliaj, ti duhet të reflektosh, por jo nga zyra ku ke firmosur, jo si pasojë e gabimeve, por si pasojë e planëve të paramenduara për të zhvatur qindra miliona euro nga taksat e atyre që sot i mëshiron me një garuzhde supë. Ti duhet të reflektosh nga një vend tjetër, ku do të kesh kohë më bollëk të mendohesh dhe të lexosh Kuranin e Biblën, dhe ku do të kuptosh se çfarë i dallon njerëzit e mirë e të ndershëm nga ata që vjedhin dhe mashtrojnë.

Pak ditë më parë i dolët në mbrojtje drejtorëve të kompanisë së famshme 5D. Madje ishe krenar për punët e mira që kishin bëra ata.

Në fakt puna e mirë që ka bërë Maringlen Qato ka qenë të prishë shtëpitë e banorëve dhe ti hedhë ata në rrugë pa asnjë bonus dhe asnjë alternativë strehimi. Në emër të veprave publike, janë shkatërruar banesa tek Myslym Keta, tek 5 Maji, në Kombinat, tek Astiri, për të krijuar troje të lira për projektet e kompanisë së drejtorëve të korruptuar dhe biznesve të oborrit të bashkisë.

Këtu përballë bashkisë është një kullë. Ka 7 kate pa leje. As Qato dhe Veliaj nuk e kanë parë. Por nëse një fshatar në Zall bastar apo Baldushk, ndërron tjegullat e thyera të çatisë apo do të ndreqë kasollen e lopës, Qato dhe të gjithë qatot e bandës së bashkisë, do ti ndjekin këmba këmbës derisa ti fusin në burg, ose të paguajnë haraçin tek banda.
Ndërsa qyteti, si pasojë e këtij menaxhimi prej Qatosh, po rëndohet nga muaji në muaj në një xhungël të pabanueshme. Përtej sheshit Skënderbej dhe bulevardit, Tirana është një qytet i pa jetueshëm. Pa parqe, pa hapësira publike, pa teatër, pa cirk, pa mbjedise argëtimi dhe edukimi për fëmijë. Gjithçka është në shërbim të betonit.

Ndërsa zyra e propagandës nxjerr nga arkivi foto të vjetra të qytetit dhe ua shpërndan mediave të huaja për të shoqëruar shkrimet e paguara që tregojnë se Tirana është qyteti që po shpërthen nga zhvillimi…

Kjo hipokrizi, kjo vjedhje, kjo tallje me Tiranën duhet të marrë fund një orë e më parë. Falenderoj përzemersisht qytetarët e Tiranës që dolën sot në protestën e thërritur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Opozita.

Falenderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për qëndresën e tyre epike 7 vjeçare dhe për faktin që banditët e strehuar në bashki, kanë nisur ti kallëzojnë në SPAK që para 3 vitesh, më janar të vitit 2021, kur kallëzuan vjedhjen përmes Tirana DC.

Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn.

O sot, o kurrë!
Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco