Erion Veliaj ‘elefanti në dhomë’ që nuk shikon SPAK

Erion Veliaj ‘elefanti në dhomë’ që nuk shikon SPAK

Nga Bledian Koka dhe Romir Saraçi - 29/03/2024

Erion Veliaj mori dje goditjen më të rëndë nga ish-rivali i tij për Tiranë, Belind Këlliçi!

Atë që Veliaj ia grabiti në 14 Maj, Belind Këlliçi e fitoi moralisht një ditë më parë kur SPAK i detyruar përballë denoncime 365 ditorë, çoi në kokërr të burgut, 5 drejtorët e kupolës kriminale të Bashkisë së Tiranës ku i ulur këmbëkryq qëndron krye-zdromsi!

Ka nga ata që thonë se fitorja e djeshme e Belind Këlliçit ndodhi si pasojë e lëvizje tektonike-politike brenda mazhorancës në konfliktin e pashpallur Rama-Veliaj! Por kjo nuk ia heq aspak vlerat punës së Belind Këlliçit në denoncimin pa pushim të ‘mini-inceneratorit’ gati 30 mln eurove që 5 Drejtorët e Erion Veliajt kanë akaparuar duke firmosur, vulosur dhe ngrënë në bashkëpunim me Erion Veliajn!

Një ditë më parë, operacion (detyrim-përcaktim) i SPAK-ut zyrtarizoi jo si thashethem, por si narrative ligjore se Bashkia e Tiranës është pema e korrupsionit të një grupi të strukturuar kriminal me kryetar Erion Veliaj! Por, fitorja e djeshme e Belindin në të njëjtën kohë nxori në pah një dështim të drejtësisë! Atë në raport me Erion Veliajn.

Refreni i ngritur nga Edi Rama, se bashkëpunëtorët i hanë dardha prapa krahëve me gjasë do të mbllaçitet publikisht edhe nga Erion Veliaj me të vetmin ndryshim se këtij bashkëpunëtorët i hanë fiq!

Njoftimi i SPAK, se ‘hetimet për këtë çështje vijojnë’ nuk kanë asnjë ndryshim me dosjen tjetër të denoncuar nga Gazmend Bardhi dje, ku për 10 vjet ‘një person i paidentifikuar’ gatuante ‘miell’ në Xibrakë të Elbasanit dhe askush në akuzë nuk e ka vënë ujin në zjarr për këtë çështje.

Sinkroninizimi regjisorial i goditjeve të SPAK, në vend të kënaqjes së pritshmërive të disa individëve që verbërisht besojnë tek këto institucione, duhet të jenë pikërisht zgjimi i ndërgjegjes për të mos lejuar sërish fabrikën e bitumit të shtrojë tenderat milionësh para-elektoralë, apo betonit e kullave që po pamundësojnë jetesën në kryeqytetin më të shtrenjtë e më të varfër të Europës.

Fotografia e Tiranës dhe shifrat e familjeve të larguara janë dëshmia më e qartë e frymës qeverisëse të dyshes Rama-Veliaj dhe ‘frikës’ që kallin institucionet e reja të drejtësisë. Sipas raporteve të DASH, OKB, apo çdo agjencie ligjzbatuese ndërkombëtare sot Tirana është kthyer në lavatriçe e pastrimit të parave, ku ndërtimi i Kullave vetëm në 3 vite arriti të injektojë 1. 6 miliardë dollarë, e për këtë proces lejet e ndërtimit u sigluan nga vetëm 2 persona, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Përballë milionave të pastruara, për çdo familje të re, sot në kryeqytet është e pamundur blerja e një banese, e kjo fal edhe mos reagimit të këtyre institucioneve. Ndërsa qyteti zhytet, krimi shtetëror vijon të prek qiellin, e kjo nuk është dëshmi e frikës nga SPAK, por e kundërta, e kontrollit të institucionit që duhet të frikësoj.

Goditjet e drejtësisë në raport me njerëzit e pushtetit Rama-Veliaj nuk janë tregues i një drejtësie të pakapur. Ato janë konfirmimi i një moçali grabitqar të formuar me qëllimin ku paratë e taksapaguesve vidhen për blerë pushtetin e më pas pushteti përdoret për të grabitur taksapaguesit. Një rreth vicioz të cilit tymi i ka dalë nga të gjitha anët, por asnjë prej elefantëve në dhomë nuk arrin të dallohet..., A-spak!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco