7 Marsi, dita e mësuesit

7 Marsi, dita e mësuesit

Nga Sali Berisha - 07/03/2024

Miq, kjo është dita e shprehjes së mirënjohjes dhe nderimit tonë më të thellë për mësueset dhe mësuesit tanë, këtyre misionarëve që me dritën e dijes, edukatës dhe qytetërimit pasurojnë dhe ndriçojnë mendjen e fëmijëve tanë.

Le t’ju urojmë ne atyre mbarësi në familjet e tyre dhe suksese gjithnjë dhe më të mëdha në misionin e tyre të lartë e fisnik, edukimin e fëmijëve tanë.

Por sot ata si në asnjë vend tjetër në Europë, presin këtë ditë në kushtet e narko-shtetit me flamur në gjysmë shtizë, për qindra shkolla të mbyllura, për mijëra klasa pa nxënës, për pothuaj përgjysmimin e rrufeshëm të fëmijëve në klasat dhe shkollat e tyre.

Mësuesit dhe mësueset në Shqipëri u përballën këto 10 vitet e fundit me pasojat më shkatërrimtare të sundimit në vend të mafies së drogës, krimit dhe vjedhjes.

Ndaj dhe 7 Marsi është një ditë për të denoncuar qëndrimet rrënuese, të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij ndaj mësuesve, nxënësve, shkollës dhe sistemit arsimor.

Sot mësuesit në Shqipëri janë të skajuarit dhe injoruarit e mëdhenj të narko0shtetit. Ata zhyten nga viti në vit në varfëri edhe më të madhe dhe marrin sot përballur me inflacionin si rrogë mujore 40% më pak se sa 4 vite më parë. Atyre nuk ju paguhet transporti dhe mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar nga militantë të partisë së krimit.

Në sistemin arsimor në degradim të vendit tonë më dramatike është gjendja e nxënësve të shkollave tona.

Narko-shtetit u ofron sot fëmijëve të Shqipërisë si ushqim të premtuar mungesën e ushqimeve, helmet që shkatërrojnë shëndetin dhe jetën e tyre, kokainën, heroinën, kanabisin, përdhunimet dhe prostitucionin e mbuluar, fshehur nga shteti. Kurse shkollat dhe sistemi arsimor ecin drejt shkatërrimit të vërtetë.

Buxheti për arsimin në këto vite është përgjysmuar dhe vidhet e shpërdorohet masivisht nga narko-zyrtarët. Vitet e fundit janë mbyllur 760 shkolla fillore dhe 9-vjeçare e të mesme.

Këtë vit në vlerësimin e cilësisë së arsimit në testin PISA në 8 vitet e fundit të narko-regjimit të Edi Ramës, arsimi në Shqipëri doli se kishte rënien më dramatike në botë!

Gjendja e sotme alarmante e arsimit në Shqipëri është një kushtrim thirrje për çdo mësues, nxënës, prind dhe qytetar të këtij vendi për të bërë gjithçka për përmbysjen një ditë e me parë të monizmit të bazuar në aleancën e pushtetit të Edi Ramës me vjedhjen, krimin, drogën në Shqipëri.

Nderim mësueseve dhe mësuesve tanë!

Gëzuar festën!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco