Qeverinë e Edi Ramës e qeveriska Berisha!!! Ndaj është i pafajshëm…

Qeverinë e Edi Ramës e qeveriska Berisha!!! Ndaj është i pafajshëm…

Nga Basir Çollaku - 19/12/2023

Shqipërinë me kanabis në 2014 e më pas e mbolli Berisha.

Trafikun e heroinës e kokainës e rriti në tonelata Berisha.

Koncensionin e checkup e dha Berisha.

Sterilizimin e dha si koncension Berisha.

Inceneratorët e Fierit, Elbasanit, Tiranës që marrin 80 mijë euro në ditë, i dha si PPP Berisha.

17 vendime të qeverisë Rama për djegësit në një ditë i mori Berisha.

Fondet evropiane të projekteve të bujqësisë i vodhi Berisha

Megavjedhjen e Portit të Durrësit e bëri Berisha.

Anijet për skrap në Vlorë, që prodhojnë zero kilovat energji, por marrin 80 mijë dollarë në ditë, i solli Berisha.

Teatrin Kombëtar e shembi Berisha dhe ligjin për Fushën e bëri Berisha.

Pastrimin e parave në miliarda euro tre vitet e fundit e bën Berisha.

Korruptimin e Charles McGonigal, drejtorit të dënuar të kundërzbulimit të FBI, e bëri Berisha.

Bazat detare për biznes në ministrinë e Xhaçkës i dha Berisha.

Tenderat 20 milionë euro një kilometër rrugë i jep Berisha..

Saimir Tahiri u mor me trafiqe se i tha Berisha.

Geron Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafës, u dënua për trafik ndërkombëtar droge se punoi për Berishën.

Taulant Balla akuzohet për shumë lidhje të botës së zezë se punon për Berishën.

Call-centerat e mashtrimit miliarda euro, ku është përfshirë Olsi Rama, i ka në pronësi Berisha.

Të dhënat personale të 900 mijë shqiptarëve i vodhi nga sistemi Berisha.

Patronazhistët e Ramës dhe vjedhësit elektoralë i zgjodhi Berisha.

Telefonat e kriptuar SKY-Encro të dosjes Metamorfoza, ministrave të Ramës dhe zyrtarëve të tij, ua ka dhënë Berisha..

Sistemin TIMS, të sallatosur nga njerëzit e Ramës e Ballës, e shkatërroi Berisha.

E plot afera korruptive nga viti 2013 e deri më sot i ka bërë të gjitha Berisha si kryeministër i qeverisë Rama..!!  

Qindra mijë eurot në tubave të aspirimit të zyrtares së Mjedisit i fshehu Berisha.

Lefter Kokën, Arben Ahmetajn e Alqi Bllakon i emëroi Berisha…

E sa e sa të tjera…

Ndaj Rama është i pafajshëm…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco