Alibeaj shkel mbi gjakun dhe vuajtjet e ish të përndjekurve dhe bëhet bashkë me persekutorët

Alibeaj shkel mbi gjakun dhe vuajtjet e ish të përndjekurve dhe bëhet bashkë me persekutorët

Nga Hysni Gurra - 18/12/2023

 

Ish i përndjekuri që kthehet në përndjekës, ky mund të jetë përkufizimi i vetëm që mund të bëhet sot për Enkelejd Alibeajn.

Sindorimi i Stokholmit është një fenomën që bën fjalë për viktimën që bie në dashuri më dhunuesin.

Ky është edhe rasti i Alibeajt, i cili sot bashkoi votat me Edi Ramën për të arrestuar liderin e opozitës, Sali Berishën.

Që Edi Rama dhe Lulzim Basha janë në një bashkëqeverisje de fakto, këtë e dinë të gjithë, por që Enkelejd Alibeaj të bashkonte votën me mazhorancën për një rast kur edhe nuk ishte e nevojshme vota e tij, kjo tregon se Rama është i pamëshirmëm në hakmarrje me shtresat e përsekutura nga etërit e tij për 45 vjet me radhë.

Ai e ka detyruar sot Alibeajn të shkelë mbi gjakun e vuajtjet e gjithë ish- të përndjekurve politikë nga regjimi hoxhist. Me urdhërër të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ‘ish i përndjekur’ voton me zell, publikisht, për burgosjen e liderit të opozitës, njëherazi edhe njeriut që u bë simbol i rrëzimit të komunizmit në Shqipëri 33 vite më parë, siç është Sali Berisha.

Me të mirat dhe të këqijat e tij, Sali Berisha është simboli që u dha kurajo mijëra të rinjve e të rejave, për të guxuar dhe për të hedhur poshtë diktaturën.

Sali Berisha, me të mirat e të këqijat e tij, është sot i persekutuar politik i një regjimi, parti-shtet, dhe po përndiqet për një ligj që qeveria e tij ka bërë për ish të përndjekurit politikë, të cilëve regjimi komunist u grabiti pronën. Pra, ka bërë një ligj që shtresa, të cilës pretendon se i përket Alibeaj, të marrë të drejtën e saj, të marrë pronën e grabitur.

Sali Berisha, me të mirat dhe të këqijat e tij, është sot simboli i opozitarizmit në Shqipëri. Është simboli i qëndresës dhe mos bërjes kompromis në kurriz të qytetarëve. Nëse Sali Berisha do kishte bërë kompromis, palaçove si Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj as qe do t’u binte rasti t’u përmendej emri më sot.

Nuk kishte shfaqje më të pështirë sot sesa kur shihje Enkelejd Alibeajn, i cili nuk e fshihte dot padurimin për të votuar burgosjen e Sali Berishës teksa e pyeste prokurorin e Sigurimit të Shteti, Arben Kraja, ku kuptohej qartë se meraku i tij ishte: ‘A e keni kopsit mirë që ta burgosim’, dhe jo të mbronte të drejtën e Parlamentarizmit nga sulmi i drejtësisë politike të Edi Ramës.

Të gjithë, ndoshta, kanë ruajtur ndonjë cep të fytyrës së tyre nga ky turp që po ndodh në Shqipëri, i vetmi që e ka bërë fytyrë shollë është Enkelejd Alibeaj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco