Drejtësia e dirigjuar po e bën Sali Berishën të burgosurin politik në sytë e Europës

Drejtësia e dirigjuar po e bën Sali Berishën të burgosurin politik në sytë e Europës

Nga Ndriçim Kulla - 14/12/2023

Që pushteti dhe vetë Edi Rama do të bënin gjithçka për të shpëtuar veten e tyre nga aferat e tmerrshme që u rendojnë mbi supe me vepra dhe fakte flagrante, këtë e kishim parashikuar shumë kohë më parë.

Ajo që na çudit dhe na siguron njeherësh se kemi të drejtë është koha dhe mënyra që ai ka zgjedhur të përdorë. Askush me mënd në kokë nuk beson se burgosja e Berishës kësaj here është proces logjik dhe i natyrshëm i hetimeve të SPAK. Askush, sepse po të qe kështu, shkresa ndaj kuvendit do të qe dërguar muaj më parë.

Edhe atëhere opozita sapo që bashkuar dhe kish nisur betejën e saj. Pse vallë SPAK e bëri tani kërkesën, çfarë ka ndryshuar në prova dhe fakte? Asgjë, madje tani ka ndodhur një gjë e padëgjuar ndonjëherë.

Berisha akuzohet për vendime qeverie dhe parlamenti që janë vendime kolegjale.Pse duhet të burgoset me çdo kusht Berisha për një çështje, që siç thotë edhe juristi i mirënjohur Ylli Manjani ish-ministër i drejtësisë , nuk është  çështje?! Pse? Sepse duhet të plotësoj instiktet vulgare hakmarrëse të pinjollëve të ish-regjimit të vjetër? Sepse nuk duhet të flasë më, sepse gjallëria dhe kurajua e tij politike  po u djeg kartat  aferxhinjëve të korruptuar?

T’u thuhet amerikanëve të administratës Bajden dhe personalisht z.Blinken, sekretar i shtetit, atij  që e shpalli edhe publikisht person “non grata”, se  ne kishim baza nga qeveria në atë paçavure  me informacione që iu sollëm.

Dhe ja ,tashti po edhe po e hetojmë .T’u dërgohet një mesazh justifikues edhe anglezëve që janë në procedurë shqyrtimi serioze  për non gratën e tyre ndaj Berishës, të ndalen, se ne e kemi në hetim, madje edhe të burgosur? Po luhet me kohën dhe me zjarrin, duke harruar se drejtësia do ta ndryshoj  motin dhe  do ta pastroj qiellin.

Kjo është drejtësia e re krejtësisht zhgënjyese për të cilën aq shumë aspiruam.

Pse po na ngjan aq shumë si drejtësi inatçore, revanshiste, qokaxhie, që më tepër se të gjithë kënaq bijtë e etërve komunistë që gjithmonë kanë nxjerrë jargë nga urrejtja për Berishën, por aspak socialistët, demokratet apo dhe apolitikët e thjeshtë?

Ka një arsye shumë të thjeshtë për për të vënë një pikë mbi këtë! Në qoftë se drejtësia do të vepronte në kohën dhe vëndin e duhur, për çdo pretendim për të cilën Berisha është akuzuar në 30 vite politikë, atëherë askush nuk do të fliste sot kështu.

E kemi lutur jo vetën Edi Ramën, por edhe drejtësinë e re, të tregohej e zonja dhe të përligjte me prova dhe fakte baltën që kur ishte në opozitë hidhte mbi zotin Berisha.

Pse vallë nuk ndodhi asgjë? Berisha  qe i larguar nga politika, pse vallë nuk u dënua kurrë? Ku ishte SPAK kur Berisha u shpall non- grata, pse iu deshën tre vite për të sjellë një akuzë krejtësisht të paprecedent dhe politike?

Sot edhe socialistët janë skandalizuar përveç hakmarrësve.   Me këtë standard drejtësie, shumë shpejt Edi Rama dhe kompani jo vetëm duhet të futen në burg për vendimet e tmershme që një qeveri e tërë, plot 11 ministri në një ditë, kanë hedhur për inceneratorët, por nuk e di se si mund të trajtohen  procedurat hetimore ndaj tyre si  të akuzuar! Vetëm se ka një ndryshim të madh ulëritës me rastin Berisha.

Vendimet e atëhershme të qeverisë së tij nuk janë as korruptive as aferë, as të dëmshme për buxhetin e shtetit, janë thjesht vendime të zakonshme e të dobishme pune. Atëherë është e drejtë të thuash se, nëse “burgoset”, Berisha do të qe i burgosuri më i ri politik i një vendi të NATOS dhe në sytë e Europës?

Ndaj burgosja i tij e paralajmëruar mban erë qëndrimi dy fytyrësh që kërkon të mbrojë mos dënimin e kreut të qeverisë dhe gjithë ministrave  të përfshirë në këtë gropë thithëse të korrupsionit shtetëror.

Pse kanoset dhe frikësohet kaq keq rregjimi nga një Berishë dhe një PD që e mendojnë të përçarë? Mos vallë është e kundërta? Mos duan t’i shpëtojnë  me çdo çmim llumit ku kanë rënë me Mcgonigal, inceneratorë dhe enkrochat? Këtë e kupton çdokush, vetëm drejtësia e re  si një vegël e verbër, sillet sikur nuk e kupton. Është koha që burgosjes politike të Berishës PD t’i përgjigjet me dinjitetin dhe sublimitetin që i takon. Ne nuk kemi luftuar kurrë për të mbrojtur Sali Berishën. As vetë Berisha kurrë se ka rënduar partinë me problemet e tij të sajuara. Ne kemi luftuar për idealet dhe parimet për të cilat ka luftuar Sali Berisha.

Kemi luftuar për demokracinë dhe votën e zgjedhjet e lira. Drejtësia politike dhe e padrejtë as mund ti shuajë e as i ndikon aspak Berishës dhe PD të vazhdojë në luftën e saj. Është një luftë që na e kërkon e ardhmja  e Shqipërisë dhe e bijve tanë. Është një luftë që misioni historik i tij ia kërkon edhe vetë Berishës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco