Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Marrëveshja më djallëzore e mendjes së mbrapshtë dhe kriminale të Boratit

Marrëveshja më djallëzore e mendjes së mbrapshtë dhe kriminale të Boratit

Nga Erion Dasho - 08/11/2023

Marrëveshja e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë për pranimin e refugjatëve erdhi e papritur për publikun shqiptar. Në njoftimet e para mediatike (të cilat nuk gjenden më pasi u nxorën menjëherë offline nga "ustallarët") flitej për pranimin e 36 mijë familjeve refugjatësh çdo vit. Sot gjenden njoftime vetëm për "zona të caktuara", ku numri i refugjatëve nuk do të kalojë 3 mijë për zonë, por pa specifikuar për sa zona bëhet fjalë!!!

Nëse lajmi i parë është i vërtetë, fakti që çdo vit në Shqipëri mund të hyjnë 36 mijë familje refugjatësh, potencialisht përkthehet në mbi njëqind mijë refugjatë në vit. Për ata që nuk mund ta përfytyrojnë një numër të tillë, bëhet fjalë që çdo vit të krijohet një qytet i ri me madhësinë e Durrësit.

Për paralelizëm, kur Shqipëria pranonte muhaxhedinë në vitin 2016, numri i tyre ishte 3 mijë persona, pra 30 herë më pak se numri i refugjatëve që do të vijnë çdo vit nga Italia. Me marrëveshjen Rama-Meloni çdo "zonë e caktuar" ka përmasat e një kampi muhaxhedinësh!!!

Duke qënë se nuk bëhet fjalë për një vit apo dy, por për një vazhdimësi, problemi vjen vetëm duke u agravuar dhe pasojat janë të paimagjinueshme.
Kjo marrëveshje hap një numër të madh pyetjesh, ku më kryesoret janë:

Cilët po vijnë?

Refugjatët që do të presë Shqipëria e kanë origjinën nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Nga Afrika vijnë kryesisht persona të pakualifikuar, deri edhe analfabetë, kurse nga Lindja e Mesme një miks midis terroristëve dhe viktimave të terrorizmit.

Edhe sikur një përqindje e vogël e 100 mijëve të jenë ithtarë të ISIS-it, Boko Haramit, Vëllazërisë Myslimane, Hamasit, etj., perspektiva nuk duhet aspak e ndritur.

Përse tani?

Meloni e kishte pikë kyçe të programit të vet elektoral eliminimin e problemit të refugjatëve në brigjet italiane. Pasi dështoi ta europianizonte këtë problem përballë refuzimit të Makronit dhe Sholzit, gjeti si zgjidhje ta ballkanizonte atë. Borati nga ana e tij i bën hesapet sipas parimit “unë kruaj shpinën tënde, ti kruan timen”. Me siguri ai e ka planifikuar se çfarë do të kërkojë në këmbim të favorit jo të vogël që po i bën Melonit në këtë situatë të vështirë për këtë të fundit.

Sa shpejt mund të agravojë problemi?

Duke patur parasysh ritmet jashtëzakonisht të ngadalta të përpunimit të kërkesave për azil, numri i refugjatëve do të vijë duke u akumuluar nga viti në vit, ndërsa numri i atyre që do të largohen do të jetë i papërfillshëm. Potencialisht, pas dhjetë vjetësh mund të kemi në Shqipëri qindra mijëra azilkërkues. Në një situatë politike dhe gjeopolitike që sigurisht do të jetë e ndryshme nga sot, Shqipërisë mund t’i mbetet në derë një bombë e vërtetë demografike, sociale dhe politike me pasoja për sigurinë kombëtare. Paralelizmi më famëkeq, por jo i pamundur të ngjasë është ai me Rripin e Gazës. Teorikisht, kjo marrëveshje ka potencialin të “gaza-fikojë” Shqipërinë me pasoja të pariparueshme.

A duhej të ishte diskutuar më parë kjo marrëveshje?

Pa diskutim! Marrëveshje me një impakt të tillë politik, gjeopolitik, shoqëror, demografik, ekonomik, etj., nuk mund të nënshkruhen papritmas dhe t’i serviren publikut si fakt i kryer. Kërkohet minimumi një konsensus politik, por idealisht duhej të ishte kërkuar konsensus mbarëshoqëror pse jo nëpërmjet një referendumi. Fakti që Borati e firmos marrëveshjen pa asnjë njoftim paraprak tregon edhe njëherë se sa larg ka shkuar ai në qëndrimet e veta autoritare dhe mospërfillëse të opinionit publik.

A do ta nxisë kjo marrëveshje kriminalitetin?

Nuk ka asnjë dyshim! Refugjatët kanë paguar mijëra euro dhe rrezikuar jetën mespërmes Saharasë dhe Mesdheut për të arritur në brigjet italiane. Distanca prej 70 km që ndan Shqipërinë me Italinë është e papërfillshme për ta. Me siguri rreth qyteteve të refugjatëve do të ngrihet një infrastrukturë e tërë kriminale ku trafikantët me skafe, furgonë, mushka e çdo mjet tjetër do të konkurrojnë për të lehtësuar rikthimin sa më të shpejtë të refugjatëve në tokën e premtuar italiane.

A ka ende shpresë?

Sigurisht që po! Në fillimet e qeverjes së vet Borati u përball me protestat e fuqishme qytetare kundër armëve kimike. Ishte humbja e parë dhe deri tani e vetme e Boratit dhe boratëve. Edhe kësaj here zgjidhja mund të kalojë nga një rezistencë e fortë qytetare, në bllok dhe e pandikuar nga dallimet polike. Nëse do të zbatohet, marrëveshjë Rama-Meloni ka potencialin shkatërrues për Shqipërinë dhe pasojat e saj do t’i vuajnë të gjithë shqiptarët, qofshin socialistë apo demokratë.

***
Marrëveshja e sotme me Melonin është një nga veprimet më djallëzore që kanë kaluar në mendjen e prapsht dhe kriminale të Boratit. Duke pritur sigurisht një kompensim nga ana e Melonit, ai vendos qytetarët shqiptarë para një fakti të kryer që në një perspektivë afatshkurtër mund të ketë pasoja fatale për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Vetëm protestat e fuqishme, mbarëshoqërore dhe të përditshme deri në anullimin e kësaj marrëveshje mund dhe duhet të jenë rrugëdalja e vetme nga ky qerthull kaq i rrezikshëm. Mundësisht protesta duhet të nisë që në Rinas, para se gomat e avionit të Boratit të kenë prekur tokën. Çdo vonesë i penalizon dhe i vendos shqiptarët deri edhe përballë rreziqeve ekzistenciale.

Uroj që shqiptarët të lënë pasdore dallimet partiake dhe t’i japin Boratit mësimin e radhës. Shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco