SPAK në pushtet me grusht shteti/ Amnisti vetëm për Ramën!

SPAK në pushtet me grusht shteti/ Amnisti vetëm për Ramën!

Nga Çim Peka - 03/11/2023

Oliver Jens Schmitt është një nga ekspertët perëndimorë më të mirë për çështjet e Shqipërisë.

Historiani zviceran, në një intervistë të para pak ditëve për transmetuesin publik austriak ORF, bëri dy konstatime interesante.

E para, ai tha se Edi Rama po drejton me grusht të hekurt Shqipërinë, ndërsa vendi nuk është një demokraci funksionale, por një autokraci.

E dyta, sipas tij Edi Rama nuk mund të jetë i pafajshëm në kushtet kur të gjithë rreth tij janë të zhytur në krim dhe korrupsion.

Të dyja këto konstatime të çojnë në një përfundim: që e ashtuquajtura drejtësi e re në Shqipëri funksionon sipas regjisë së Edi Ramës.

Në kushtet kur demokracia në botë është në rënie pikiatë gjatë kësaj dekade dhe Shqipëria cilësohet një autokraci elektorale njësoj si Rusia e Putinit, perspektiva duket e zymtë.

Çdo shqetësim për çështjet e demokracisë në Shqipëri po shpërfillet, duke i lënë vend pretendimit se tani e tutje çështjet e mëdha do zgjidhen nga SPAK-u.

Nuk ka rëndësi nëse flitet për zgjedhjet e përgjithshme, për votimet lokale, për funksionimin e parlamentit apo për lirinë e medias, këto janë ‘fraza’ që nuk ngrenë ndonjë shqetësim të madh aty ku duhej të kishin krijuar alarm me kohë.

Shqipëria gradualisht po kthehet në një republikë të SPAK-ut. Por siç thotë Schmitt, duhet shkuar sërish përtej fasadës, për të kuptuar se në fijet e kësaj makinerie lëvizin nga Edi Rama.

Ai përzgjedh se kush do goditet, ai vendos se cilët nga ‘vatha’ e tij duhet të shkojnë përpara drejtësisë, ai e cakton se kur dhe si duhet të sulmohet opozita.

Edhe në republikën e Putinit, ndonjë politikan i lartë nga ana e tij përfundon në burg. Edhe në republikën e Putinit, opozita shantazhohet, intimidohet dhe kërcënohet me padi të rreme. Edhe në republikën e Putinit, për shtyllat e demokracisë nuk flet kush.

Po cila është e ardhmja e kësaj republike të SPAK-ut?

Disa prokurore të kontraktuar dhe me lejen që ata vetë të pasurohen ose të mos u hetohet pasuria dhe e shkuara, por të emëruar nga skutat më të errëta të regjimit dhe krimit, kanë vendosur teë zëvendësojnë të drejtën e popullit që të zgjedhë me votë, me vullnetin e tyre se kush nuk duhet lënë të votohet.

Si përfundim, ky vend nëqoftëse nuk ka intelektuale idealistë pa ngjyrime politike që të reagojnë kundër këtij lloj regjimi me “Polici sekrete apo Spak”, intelektuale që kanë paguar edhe me burgosje apo internime, ata ose familjet e tyre në regjimin e Enver Hoxhës, për te reaguar, është i destinuar të bjerë sërish në regjim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco