Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Brenda subkoshiencës së Edi Ramës, në kërkim të vatrës nga buron mllefi dhe urrejtja për PD

Brenda subkoshiencës së Edi Ramës, në kërkim të vatrës nga buron mllefi dhe urrejtja për PD

Nga Poli Hoxha - 09/05/2017

Nuk është hera e parë që Edi Rama, herë nën zë dhe herë hapur, artikulon një nga ëndrrat e tij më të mëdha, likuidimin përfundimtar të Partisë Demokratike. Edhe sot gjatë kongresit parazgjedhor të Rilindjes, ai foli gjatë, plot mllef kundër forcës së parë politike demokrate, protagoniste e instalimit të pluralizmit; që futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat për shqiptarët. Duke ju mbajtur fryma nga urrejtja e përbrendshme, nëpërmjet një retorike me fjalor armiqësor të paprecedentë për kundërshtarin politik, Rama nuk e përmban dot më dëshirën dhe “parashikimin”, për likuidimin përfundimtar të PD-së, forcës që përfaqëson gati 700 mijë vota.

Kjo e gjitha do të marrë fund në 18 qershor. Kjo e gjitha do t’i përkasë të kaluarës më 18 qershor. Bashkë me këtë kapitull do të mbyllet edhe kapitulli i Partisë Demokratike, siç e keni njohur deri tani”, deklaroi edhe dy ditë më parë nga Berati, Edi Rama.

Por si shpjegohet i gjithë ky mllef, kjo urrejtje gati patologjike; jo thjesht ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe lidershipit të kësaj force politike; mëkateve të tyre të mëdha kur kanë qeverisur vendin, por ndaj vetë PD-së si institucion, si pasuri kombëtare, që nga themelimi i saj?!

Çfarë e shtyn Edi Ramën, që të tregohet i paduruar ta shohë forcën politike që doli nga ëndrra e studentëve të Dhjetorit, të përfundojë e likuiduar, “ e vetëvrarë”, siç edhe deklaroi në kongres?!

Duket qartë, se e gjitha kjo nuk ka të bëjë aspak me betejën politike 27 vjeçare mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, si dy kundërshtarë normal në pluralizëm, as mes së majtës dhe të djathtës shqiptare.

Për të shpjeguar të gjithën këtë, duhet të kthehemi shumë prapa në kohë, të futemi në subkoshiencën e trazuar të tij si individ dhe të gjejmë vatrën nga prodhohet i gjithë ky helm, i pakuptimtë në pamje të parë.

Gjithçka nis atëherë, kur në Shqipëri u ngjiz Partia Demokratike dhe pluralizmi njëkohësisht. Kur Edi Rama rastësisht ose jo, u përzje në zhvillimet e kohës dhe tentoi që të bëhet që atëherë protagonist i Shqipërisë së re politike.

Mungesa fatale

Edi Rama kurrë nuk do t`ja falë vetes mungesën e tij fizike më 8 Dhjetor të vitit 1990, ditë që formëzoi klasën e re politike shqiptare. Pavarësisht se si pedagog në Institutin e Arteve ishte shquar në disa aktivitete “disidente” me muzikë të Xhon Lenon, ai u fsheh duke shmangur atë ditë historike. Mungoi në Institutin e Lartë të Arteve, por veçanërisht edhe në orët e vona të natës në Qytetin Studenti, ku lëvizja studentore ishte në kulm të saj dhe nga nisi rrugën e pandalshme, deri në rrëzimin përfundimtar të  sistemit komunist.

Është vetë Edi Rama që në kujtimet e tij për atë ditë, rrëfen këtë mungesë në atë moment historik. Mungesë, që do të kishte një ndikim të rëndësishëm në karrierën e tij politike, deri sa të katapultohej 8 vite më vonë nga Franca ku kishte kryer arratisjen e dytë, por që me sa duket do të shënjonte edhe një deformim të jashtëzakonshëm në formimin, ndërgjegjen dhe karakterin e tij. Një urrejtje dhe mllef, që sot po shpërthen hapur.

Ja si e përshkruan ai vetë këtë moment në një intervistë për librin “Pardesytë e bardha”, të gazetares Luljeta Progni;

“Unë nuk u gjenda aty, sepse pas revolucionit rumun pati një farë lëshimi dhe në këtë kuadër filloi të aplikohej dhënia e pasaportave për njerëz që kishin të afërm jashtë vendit. Ne kishim të afërm në Korfuz nga familja e nënës time, shqiptarë të ikur gjatë luftës italo – greke. Morëm pasaportat dhe shkuam bashkë me tim vëlla në periudhën e verës së vitit 1990. Gjatë qëndrimit atje u vumë në kontakt me Galerinë e Teatrit Bashkiak të qytetit. Në këto kontakte ramë dakord të organizonim një ekspozitë në mesin e dhjetorit të atij viti dhe në tetë dhjetor, unë jam nisur për në Korfuz. I thashë Ardianit (Klosit), që unë nuk mund të rri në Tiranë pasi më duhet të shkoj për ekspozitën. Nuk e pata instinktin, që do të ndodhte diçka pikërisht ato dy tre ditë. Kanë qenë dy tre ditë shumë të rënda për mua, shumë të vështira dhe shumë absurde, sepse bashkë me të tjerë kisha më shumë se një vit që e prisja takimin me Ramiz Alinë. Kisha bindjen, se gjithmonë kur fillojnë binden përfaqësuesit e partisë atje, do të fillonte të kthehej në një lloj loje si macja me miun. Ndodhte diçka në Institut atëherë, ata vinin, bënin mbledhje flisnin e flisnin, ne e kthenim ne ilaritet dhe sa më shumë  shkonte koha, aq më shume rritej shkalla e atyre që vinin në institut. Unë isha i bindur dhe këtë e shprehja gjithnjë, që kjo lojë dhe ky proces mbaron kur ne të jemi përballë Ramiz Alisë. Isha i bindur dhe iu thoja shokëve të mi, se në një ditë shumë më të afërt se sa ju duket, ne do të ulemi përballë Ramiz Alisë, sepse ata nuk e durojnë dot atë që po bëjmë ne. Dhe pikërisht kur erdhi momenti ynë unë nuk u gjenda aty”.

Image

Në tentativë, për të kapur PD-në

Nga ato që thotë vetë, duket qartë që Rama e ka përjetuar shumë gafën e jetës së tij, duke ja mbathur për në Greqi “për një ekspozitë”, ndërkohë që studentët dhe intelektualët e Tiranës, po rrezikonin edhe jetën në përballjen me regjimin e plagosur rëndë, por që njëkohësisht ishte egërsuar për mbijetesë dhe rrezikonte seriozisht, që të bënte edhe gjakderdhje.

Vendimi i tij prej frikacaku për tu arratisur pikërisht në këtë moment historik, shumë shpejt do të shndërrohej nga zili e xhelozi, në mllef dhe urrejtje për ata që qëndruan, rrezikuan deri edhe jetën dhe u përballën me regjimin në ikje.

Por pavarësisht kësaj, bërthama e studentëve dhe intelektualëve idealist të lëvizjes së Dhjetorit, e fali. Nuk ja “vunë re” mungesën në 8 Dhjetor dhe për aq sa kishte kontribuar si “disident” në Institutin e Arteve e zgjodhën më 12 Dhjetor të vitit 1990, në Komisionin Nismëtar të Partisë Demokratike. Ishte ky grup që do ta çonte PD-në, në fitoren e zgjedhjeve të para pluraliste më 31 Mars të vitit 1991.

Në protokollin e mbajtur në këtë mbledhje të Komisionit Nismëtar të PD (shkruar me dorë nga Ilenja Mëhilli) që vjen me korrektësi te “Pardesytë e bardha” është edhe emri, i Edi Ramës. Ai u zgjodh në grupin e punës për çështjet elektorale si dhe në grupin e punës për statutin dhe programin e partisë.

Por pas një debati të ashpër me Gramoz Pashkon që në mbledhjen e parë, Rama nuk e pranoi detyrën që ju ngarkua dhe u largua. As miku i tij Arben Imami pas një tentative, nuk arriti dot ta kthejë pas. Ai nuk kishte besim se do të arrinin fitore në zgjedhjet e para pluraliste. Gjithashtu dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë treguar më vonë, se ai kërkonte më shumë. Ambicia e tij e vërtetë, që buronte edhe nga një vetëvlerësim arrogant, ishte që të zgjidhej ai kryetar i PD-së.

Por ja si e shpjegon vetë Rama në të njëjtën intervistë, këtë moment;

"Nuk pata ndonjë dëshirë për t’u përfshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika. Unë e kërkoja lirinë si nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja, dhe nuk e kërkoja për t’u marrë me politikë". 

Koha do të vërtetonte të kundërtën, shumë shpejt. Ai gënjen kur thotë, se “nuk kërkoja për tu marrë me politikë”. Pas kësaj tentative të dështuar duke mos kapur dot postin e kryetarit të PD-së, ai nisi punën për të krijuar një parti të re, krejtësisht të tijën.

Sot kur i hap dyert e pritës së përroit të subkoshiencës, të mbushur plot mllef dhe urrejtje ndaj PD-së, ai nuk e përmend këtë histori. Rama brenda një fjalie në kongresin e Durrësit, e shpalli Partinë Demokratike dhe historinë e saj 27 vjeçare, si e keqja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë. Në fakt ajo i bëri “keq” me flakjen që i bëri Ramës atëherë vetëm Partisë Socialiste, siç edhe do të vërtetohet më pas.

Image

Provokimi i madh

Pavarësisht se u largua nga PD-ja, ose më saktë e përzunë, Edi Rama nuk hoqi dorë asnjëherë në ato kohë, që të uzurponte partinë e sapokrijuar. Ose të paktën ta përçante...

Ai rikthehet në një takim të PD-së me intelektual të Tiranës në fund të Janarit të vitit 1991, ku tenton të krijojë përçarje dhe futjen e një fryme radikale, që rrezikonte të sillte një konflikt civil në Shqipërinë e ndarë qartazi në atë kohë.

Ja si e përshkruan Arben Imami këtë moment kur Rama kërkonte luftë…

“Rama e njihte qëndrimin tim për ato rrethana të janar-shkurtit, por nevoja për ndryshimin e tyre duhej peshuar me kushtet e atyre rrethanave. Edhe nëse ishim për një vijë presioni, kurrsesi për konflikt social, kurrsesi për konfliktin. Kemi bërë gjithçka për ta shmangur atë. Kjo është padyshim një ndër meritat e mëdha të themeluesve e të drejtuesve të PD-së, të cilët u përpoqën në çdo rast për të shmangur konfliktin, i cili i kanosej Shqipërisë në çdo çast. Duhet analizuar situata në kontekstin e kohës. Ne kishim presion të madh nga mbështetësit tanë, sikurse edhe pala tjetër kishte presionin e madh të enveristëve…”

Ky ka qenë edhe kontakti i fundit i Edi Ramës, me PD-në zyrtare brenda rradhëve të saj. Ai iku duke mallkuar dhe u përbetuar, për hakmarrje.

Pasi dështoi të krijonte Partinë Radikale, ai nuk rreshti së sulmuari Partinë Demokratike, e cila sapo kishte marrë pushtetin. Libri i tij me bashkautor Ardian Klosin është i mbushur plot mllef ndaj PD-së, pavarësisht se ajo ende nuk kishte filluar të gabonte dhe mbushte faqet e saj ende të pashkruara, me mëkate. Edhe më e egër ishte publicistika e tij, në ato pak gazeta që dilnin në atë kohë.

“O një parti të madhe, ose hiç”

Pasi dështoi në politikë, i përzënë edhe nga PD-ja edhe nga PS-ja, ai kreu “arratisjen e dytë”, duke hedhur gurë prapa. Iku në Francë nëpërmjet një burse të fondacionit “Soros”, por pa reshtur së sulmuar Partinë Demokratike nëpërmjet shkrimeve të shumta, edhe që andej. Në vitet 1992-1997, Edi Rama ishte i pozicionuar, si armiku kryesor publik i Partisë Demokratike.

Por ata që e njohin mirë Edi Ramën e dinë mirë, se që nga tentativa e dështuar për të marrë Partinë Demokratike në momentet e krijimit të saj, ai nuk ju nda projektit të tij, i yshtur dhe i ndihmuar nga Soros, për të qenë kryetar absolute i një partie të madhe.

 Duke qenë se tek PD-ja nuk kishte më asnjë shans, ai ju qep Partisë Socialiste, për të cilën kur synonte të spikaste te PD-ja e sapokrijuar, kishte deklaruar se duhej nxjerrë jashtë ligjit. Grepi, do të ishte Fatos Nano…

Por si e përshkruan vetë Edi Rama planin dhe mënyrën se si do të fuste këmbët për ta uzurpuar më pas Partinë Socialiste dhe shndërruar në një sekt siç e shohim sot:

“Nisa ta simpatizoj kur kam filluar të lexoj letrat që shkruante nga burgu.  Ishte shumë e papritur për mua qasja e tij në ato letra. Pastaj vetvetiu unë fillova të afrohem në qëndrime me socialistët sepse ishin forca që luftonin me një të keqe shumë të madhe dhe për këtë  arsye kam shkruar për vetë zhvillimet në PS, duke mbështetur Fatos Nanon kur ishte në burg. Atëherë unë nuk e njihja. Kur Fatos Nano u bë kryeministër, të them të drejtën unë kisha shumë shumë shpresë. Më dukej si një njeri që do të bënte gjëra të mëdha… Nuk bëri gjëra të mëdha…. Sigurisht bëri gjëra të mira por nuk bëri gjëra të mëdha”.

Dita e tij e madhe do të vinte në Qershor të vitit 1997, kur në pushtet erdhën socialistët. Fatos Nano tashmë kryeministër, ja shpërbleu. E morri nga Franca “me thonj të paprerë”, për ta bërë ministër Kulture.

Se çfarë ndodhi më pas, lojërat, pabesitë dhe keqpërdorjet me Nanon, Ilir Metën dhe të tjerë, dihen.

Sot është duke hedhur një hap të madh final drejt pushtetit absolut, edhe për të paktën 10-15 vite të tjera, siç deklaron tashmë hapur edhe vetë.

Por papritur rrugën ja ka zënë një pengesë e madhe; është sërish PD-ja që mallkoi kur iku nga salla në Janar të vitit 1991.

Vatra që ka 27 vite në subkoshiencën e tij, tani ka shpërthyer dhe po zien, duke e nxjerrë edhe jashtë kontrollit.

Nuk e ka me Lulzim Bashën, as Berishën dhe aq më pak me Vettingun...urren PD-në, që se kapi dot 27 vite më parë! /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

EC10/05/2017 15:45

Ne fakt, qe ne vitin 1990, mes komunisteve qe u mblodhen ne PS (edhe pse atehere ende quhej PPSH), dhe antikomunisteve qe iu bashkuan ne PD, nisi nje konflikt a lufte civile qe nuk na lejuan ta zhvillojme me arme, por me politike. PD dhe njerezit e saj shpesh nuk e kane kuptuar apo nuk jane sjelle ne vetedije te kesaj. Ata e kane pare PS-ne si kundershtar ne demokraci e jo si nje armik qe rrezikon sistemin kushtetues. Kurse PS kurdohere e PD-ne si armik dhe punoi sistematikishte per asgjesimin e saj. Sot, i duket se po arrin qellimin dhe po e artikulon endrren per mbylljen e luftes civile duke realizuar objektivin: asgjesimin e armikut. Po ne fakt, jo PD, por PS do te asgjesohet. Sepse PD ushqehet prej qindra mijera njerezish qe kane vetedije, fryme, bindje e ideal. Ndersa PS perbehet vec nje grushti milioneresh e te fortesh te rinj, pa ide e pa ideologji (pertej se majtes e se djathtesh), te vene ne krye te nje turme prej qindra mijera enveristesh qe u ka vdekur ideologjia e qe votojne per nostalgji ndaj komunizmit. Ne keto rrethana, PS-ja tashme 75 vjecare s'ka motiv per te ekzistuar dhe do te zhduket pa arritur te nderroje emrin per here te katert, ndersa PD ka ende nje mision per te permbushur, prandaj PD nuk do te asgjesohet dhe do t'i mbijetoje dhunes noe-puniste edhe jashte parlamentit dhe jashte institucioneve.

arjani10/05/2017 15:35

Ky larush i ardhur nga zyrat e manushit,ky sharlatan bastard qe eshte ulur ne ate karrike ku jane ulur shume burra po pilivir me nder burri si ky kjo karrike nuk kishte pare Basdarti ka mar amanetin e paraardhsit e tij biologjik dhe idologjik qe P D dhe Sali Berishes mos tja falin kurr por ate qe u beri ne 1990 jo 27 vjet por edhe 270 vjet te kalojne. Me nder rilindje nuk eshte gje tjeter vecse ringjallje te kelyshve te bllokut.Krekoset kaposhi i plehut se une do ti fitoje zgjedhjet, po pasi i perzuri mbi 300000 shqiptar te cilet nuk ishin votus te tij se ishin te pakenaqur nga kjo qeverrisje genocit tamam si Tito qe perzuri kosovaret.Shqipetare hapni syte ne kry kemi nje kafshe qe na turperon a keni pare ndonje kryeminister te vishet si ky palaco ne bote.

Petrit Vasili10/05/2017 08:02

Qekur nje psikopat paska subkoshience?!

TONY10/05/2017 00:59

Un nuk jetoj ne shqiperi dhe nuk me intereson shume politika.por kur lexoj keto komente vertet habitem qe te kete akoma ne 2017 kaq njerez te trashe dhe injorant.qe kerkojne akoma lufte civile dhe aq me teper te na mbushin edhe mendjen me komentet e tyre per PD dhe per njerezit qe jan ne plan te pare te PD-ja.vetem nje te ardhuri nga marsi mund ti tregoni keto gjeagjezat,se shqipetarve jo.me keto figura qe leviz PD-ja jo per 10 apo 15 vjet qe e ka parashikuar RAMA por edhe per 100 vjet PD-ja nuk vjen ne pushtet,kjo eshte shume e thjeshte se nga e keqja me e madhe njerezit do zgjedhin ate me te voglen.

Dikush09/05/2017 19:59

Nuk eshte vetem mllefi qe ka edrama me Pd , por problemi kryesor i ketij njeriu perbindesh eshte psikopatizmi , me kt.e psikopatizem ky njeri do te rrenoje Shqiperine

aqifi09/05/2017 18:13

Me daten 13 maj objektivi kryesor I opozites eshte nxjerja prej leckash nga zyra e ketij spurdhjaku. Por ate dite eshte e sigurte qe ky lepur jo qe nuk do te jete me zyre por e sigurte eshte qe as ne Shqiperi nuk do te jete. Ndaj kryeministria duhet te mbahet e rrethuar nga protestuesit per tja bere te pamundur hyrjen ketij lepuri qe na hiqet si luan te mare cfare te mundet dhe te strehohet o ne Korene e Veriut ose ne Kube. 18 qershorin ta harroje per sa kohe jane gjalle demokratet qe I vune gjoksin luftes kunder sistemit diktatorial dhe lindjes se demokracise qe po e gezojne edhe kriminelet komunist te PKSH,PPSH,PSSH. Thirri mendjes Edvina me demokratet nuk behet shaka largohu sa nuk eshte von.

Tarrasi09/05/2017 18:02

Bravo Uliksi i vockel i Rames se smure ,

Tiku09/05/2017 17:59

Bukur, kjo eshte e verteta. Rama ka shume mllef dhe nuk ja shuan dot asgje. Duket sikur eshte vone, por ai duhet ndalur urgjentisht. Subkoshienca e tij plot komplekse rrezikon ta katandise Shqiperine njesoj si Matilda Markocin...

Ani 09/05/2017 17:26

Ne fakt nuk erdhi as ne 1997 por ne 1998 kur i vdiq i jati. Fatos Nano kur i shkoi per ngushellim e pa qe ishte keq dhe i tha mos shko me ne France se te rregulloj un ketu . E beri Minister kulture.

Jorgo09/05/2017 16:18

Fakte te rastesishme. Edvini urren gjithcka dhe gjithkend sepse eshte narcisist me simptoma te plota.

Alban09/05/2017 16:14

Nqs nuk do të rrëzohet me dhunë, rama do të ishte fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë, madje më keq se enver hoxha.

roshi09/05/2017 16:01

kundrejt ambicjes skizofrene te ketij te semuri qe kerkon te zhduke opoziten e pd,per tu bere sundues fuqiplote njelloj si enveri e hitleri,protesta popullore duhet ta rrise presionin e saj deri ne max,derisa ai te dorezohet ose te hiqet me dhune. Dhune e cila ka nje qellimin shume me te larte se qellimi i asaj dhune mercenaresh te 21 janarit, qe donin te merrnin kryeministrine per shkak te korupsionit te metes,te cilin, ky skizofren rama tani na e beri edhe president,duke i poshteruar keshtu,akoma me shume protestuesit e asaj dite.

roshi09/05/2017 15:59

kundrejt ambicjes skizofrene te ketij te semuri qe kerkon te zhduke opoziten e pd,per tu bere sundues fuqiplote njelloj si enveri e hitleri,protesta popullore duhet ta rrise presionin e saj deri ne max,derisa ai te dorezohet ose te hiqet me dhune. Dhune e cila ka nje qellimin shume me te larte se qellimi i asaj dhune mercenaresh te 21 janarit, qe donin te merrnin kryeministrine per llogari te korupsionit te metes,te cilin, ky skizofren rama tani e beri president,duke i poshteruar akoma me shume protestuesit e asaj dite.

Uliksi09/05/2017 15:55

vezhgim shume interesant...tani rradhen e ka analiza e subkoshiences se Lulit...apo sjua mban...nese jeni te ndershem...jepini se ndoshta e ndihmoni edhe ate edhe PD, edhe popullin...

Kriist09/05/2017 15:29

Kur ky njeri,urren baben e vet,grate e veta qe te gjitha i paskan qelluar te papershtateshme,per kete koke te madhe.Se ky qenka i vecante nga te tjeret,pra ky shpesh nuk pelqen as vehten e vetm.Bicim i vecante se kruhet edhe me fjalet e veta,genjeshtar,hipokrit,i pabese dhe shume mendjemadh.

populli09/05/2017 15:21

PD e perzuri njeher , PD plus Opoziten e Bashkuar do e perzene per te disaten here. Keto jane jave vendimtare .

Shto koment

Denonco