Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

‘Shkopi i bejsbollit’, kjo ‘manganello’ moderne e një azmatiku politik

‘Shkopi i bejsbollit’, kjo ‘manganello’ moderne e një azmatiku politik

Nga Gent Strazimiri - 30/07/2023

Që pushteti reagon përmes dhunës brutale për të garantuar memecërinë e kundërshtarëve, është tipar karakteristik i regjimeve, dhe ky i Ramës nuk kishte si të bënte përjashtim.

Veçantia është se me një kërkim të thjeshtë në Google, "shkopi i bejsbollit" është rezultati më i shpeshtë i dhunës, që të paraqitet duke nisur nga 7 vjet, deri në një orë më parë se të shkruaja këto radhë.

Në Shqipëri nuk ka dashamirë të bejsbollit dhe shkopi i bejsbollit nuk është një objekt tradicional që mbahet në bagazh të makinës për "helbeté, mbase luajmë ndonjë lojë bejsbolli"...

Shkopi i bejsbollit në Shqipëri është bërë objekt identifikues i dhunës, dhe për më tepër i dhunës për qëllime apo me mbështetje politike, qysh se në pushtet erdhi një azmatik politik si Edi Rama.

"Shkopi i bejsbollit" si fjalë kyçe për kërkim në Google bashkëshoqërohet në shumicën dërrmuese të rasteve me emra, familje kriminale, individë shoqërisht të rrezikshëm, të gjithë pjesë pushtetit, pavarësisht se në ç'nivel e ushtrojnë.

Janë pjesë e këtij pushteti xhahilësh të pashkollë e të paargument, që përmes dhunës përpiqen të shërojnë frustracionin që u ka shkaktuar bullizimi që në fëmijëri.

Që frikën përpiqen ta dominojnë duke u bërë shumë për t'i rënë një të vetmuari pa shumë mundësi mbrojtjeje, apo edhe një plaku 80 vjeçar...

"Shkopin e bejsbollit" e kanë "vegël pune", një lloj uniforme e "badge" që i identifikon si ushtrues pushteti.

Të një pushteti burrecësh, që për çudi, pavarësisht se nga vijnë e ku kanë jetuar, i bashkon fakti se ata që i njohin që në fëmijëri, i njohin përgjithësisht përmes emrit të nënës... si me thënë "Edi i Netës"...

Këtu e 100 vite më parë, në Itali pati një valë të tillë "trimash" që pushtetin e kërkuan dhe e ushtruan me hunj, duke u bërë shumë për të goditur një kundërshtar politik, dhe e bënin gjithmonë kur ecte i vetëm në rrugë.

Viktima ishte kryesisht profesor universiteti, student, avokat, farmacist deri edhe prift, gjthss dikush që nuk ishte mësuar të kthente dorë.

Ajo formë e të ushtruarit të "bindjes politike" ende sot mbahet mend si "la politica del manganello", ose "politika e hurit"!

"Shkopi i bejsbollit" nën drejtimin e azmatikut që bën si i fortë, është varianti modern i "manganello-s" italiane të viteve 1920-1930.

Deri diku edhe atje pati dhënë njëfarë rezultati për nja 20 vjet, por përfundoi si mos më keq në një shesh të Milanos, i shfytyruar nga qindra "manganello" që nuk kishin mëshirë për të, as i vdekur...

Se, siç thotë një fjalë e urtë tironcish, "kur ecën mbi .... "shkopa bejsbolli të ngref"... një ditë do të t'rrëshkasi këmba, e do të të hyjnë të gjithë përnjëherë"...

Nuk thotë fiks kështu, por pak a shumë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco