A ka miq Edi Rama?

A ka miq Edi Rama?

Nga Hysni Gurra - 07/06/2023

Duket si pyetje retorike por nëse liston ato që Edi Rama quan miq del një konglomerat tejet i çuditshëm.

Edi Rama vetë ka deklaruar se ka mik Vangjush Dakon (tani i arrestuar), madje në televizion deklaroi publikisht se nuk është Departamenti i Shtetit që ja përcakton miqtë.

Dako u arrestua fill pas zgjedhjeve të vitit 2023. Një tjetër durrsak është shpallur mik prej Edi Ramës dhe është arrestuar fill pas zgjedhjeve të 2021, - Lefter Koka. Një video duke pirë verë dhe duke joshur një ish-deputet të LSI-së u bë virale para disa kohësh.

Mik për kokë dhe madje ministër i suksesshëm është edhe Saimir Tahiri. Bëri ca kohë burg dhe tani po ‘vuan’ pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.

Nuk diskutohet që e kam mik, deklaronte Rama para dhjetëra kamerave duke rrahur gjoksin për z. McGonigal. E drodhi pak kur tha se kam thënë mik në kuptimin që ka kjo fjalë në gjuhën angleze, por sërish i thotë mik, ose më sakte friend. Z. McGonigal është në pritje të gjykimit dhe siç duken bathët nuk e ka fundin e mirë.

Miqtë e Edi Ramës janë Rakipi e Tom Doshi, me të cilët u duk në zgjedhjet e fundit lokale që i ka punët vaj.

Por miqësia e Edi Ramës bëhet më e çuditshme nëse e ngremë pak stekën.

njeri deklaron miqësi publike me Erdoganin, por edhe George Sorosin, të vjetrin dhe të riun.

Mik i deklaruar i demokratëve në Amerikë, por edhe i Trumpit dhe trumpistëve. Mik i Orbanit dhe Melonit (i dhunshëm me këtë të fundit, kujtoni ‘përqafimin’), mik i laburistëve anglezë, por patjetër mik edhe i konservatorëve, është mik i ngushtë  i Albinit, por edhe miku më i besuar i Vuçiçit!! 

Në historinë politike Edi Rama është nga të vetmit që e ka ‘miqësinë’ 360 grade dhe bën miq ‘skifterët elektoralë’ në Shqipëri deri edhe presidentët e vendeve mike dhe jo dhe aq mike.

Po pyetja që nuk merr përgjigje të lehtë është: a ka miq vërtet Edi Rama?

Dikur deklaronte me mburrje që kishte mik për kokë dhe Ilir Metën.

I shkruante fjalime dhe i tregonte barcaleta gazmore.

A ka miq për kokë Edi Rama?

Mesa duket jo.

Mik për të do të thotë mall që përdoret dhe me datë skadence fleksibël.

Kush e ndihmon të rri në pushtet me çfarëdolloj mënyre është mik deri ditën që nuk ja ka më nevojën.

Pushteti për të është gjithçka dhe për pushtet është gati jo të përdorë e shesë miqtë, por edhe t’i mohojë e ‘pushkatojë’.

Miku i radhës që e provoi këtë është ‘miku i shtëpisë’ Vangjush Dako.

Kush e ka radhën tani që sistemoi edhe Gjushin???

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Koli 07/06/2023 20:13

Po ja ka mik vangjelin , po do e shikoje se prap e djallosi qe nuk ja vuri emrin ne keto listat e kandidateve per amnasada
... por ky eshte mesuar ta perdorin thjesht me nje shkelje syri

Shto koment

Denonco