Kur dy fjali bëhen artikull

Kur dy fjali bëhen artikull

Nga Hysni Gurra - 23/05/2023

Këshillat që japin influencarat KM i shet si artikuj promovues për turizmin

Prej ditësh kryeministri i vendit shpërndan artikuj ‘promovues’ të mediave ndërkombëtare për turizmin në Shqipëri.

Para disa ditësh ‘Washington post’ kishte botuar disa këshilla, jo artikull, por këshilla për lexuesit e saj se ku mund të pushojnë lire në nëntë destinacione të ndryshme të botës, ndër to përmendej edhe Shqipëria.

Kryeministri shpërndan artikullin dhe thotë (manipulon) se kolosi mediatik (Washington post) ka bërë artikull për turizmin shqiptar.

Artikulli me këshilla i WP, ndër dhjetra destinacione nga Amerika në Europë, Shqipërinë e përmend vetëm në paragraf. Edhe në atë paragraf e përmend të lidhur me Greqinë, nëse doni thotë, mund të vizitoni edhe finjin verior të saj.

‘Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike.’, kaq përmendet Shqipëria në atë që kryeministri e quan artikull i kosolosit mediatik.

Dhe kryeministri këto dy fjali i bën artikull.

Gënjeshtra me bisht nga një kryeministër i cili ka dhjetë vite që çdo fillim sezoni, nga Velipoja në Ksamil dërgon fadromat e IKMT-s për të prishur hotele e resorte sipas qejfit të tij.

Po të njëjtën gjë ka bërë edhe me një shkrim, ose më saktë përshkrim blogerësh të ndryshëm të publikuar në ‘The Sun’.

Blogërë që vizitojnë vende të ndryshme të botës dhe ndajnë eksperiencat e tyre me ndjekësit në Tik-Tok apo Instagram.

Shumë mirë që shkruhet e komentohet nga blogerët për turizmin në Shqipëri, por ajo që është qesharake ështe spekulimi i kryeministrit dhe ministres se turizmit duke i cilësuar këto si arritje të tyre.

Titulli i Washington Post për më tepër është shumë domethënës: ‘Vendet ku ka shumë pak njerëz’, pra, vende që s’ka turizëm.

Deti dhe dielli i Shqipërisë nuk janë investime të qeverisë Rama në turizëm. Investimi i qeverisë këto dhjetë vite është shpopullimi, largimi masiv i shqiptarëve, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në turizëm.

Shqetësimi kryesor i operatorëve turistikë në vend është mungesa e punëtorëve, e cila vjen si pasojë e shpopullimit.

Dielli nuk mbulohet me shoshë, thotë populli, aq më tepër në sezon vere.

Mungesa e fuqisë punëtore në vend është ajo çfarë i ka detyruar bizneset turistike të punësojnë të rinj nga vendet aziatike.

Të gjithë operatorë turistikë deklarojnë se kjo përkthehet në një kosto të lartë për bizneset e tyre dhe ulje drastike në fitime.

Ndërkohë që kryeministri dhe ministresha e turizmit mundohen të spekulojnë për arritje, realiteti është krejtësisht ndryshe.

Turizmi po vuan, po vuan nga keqqeverisja.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco