Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Piramida e gënjeshtrave në mes të Tiranës

Piramida e gënjeshtrave në mes të Tiranës

Nga Hysni Gurra - 13/05/2023

Nuk është hera e parë, as edhe e fundit që gënjejnë me inagurime. Por askush nuk priste që të gënjenin edhe për Piramidën. Dy ditë para mbylljes së fushatës kryeministri dhe Erion Veliaj inaguruan Piramidën. 

Po lemë mënjanë se kanë dhënë 6 afate për përfundimin, po lemë mënjanë se kanë shtuar fonde për ta mbaruar. Hallall këto. Por pse duhet të gënjejnë për inagurimin?

Piramida është e mbyllur dhe aty vijon puna nga punëtorë indianë apo nga Sri Lanka.

E mbushën facebook-un me foto me ngjyra. “Piramida e rilindur” dhe qindra komente vijuese të hallexhinjve dhe sufllaxhinjëve në profilin e Kryeministrit.

Mbetesh pa fjalë përballë pafytyrësisë. Me sy të lirë duket se minimumi deri në vjeshtë nuk ka gjasë të vihet në funksionim hapësira te Piramida. Por kjo ka pak rëndësi për këtë qeveri. E cilësuar qeveria e fasadave këta ja kanë kaluar edhe “shpikësit” të fasadave Potemkinit.

E thotë kodi zgjedhor që nuk ka inagurime të veprave publike 4 muaj para zgjedhjeve. Kush po pyet? E thotë logjika se nuk mund të inagurosh një punë të pa mbaruar. Kush po pyet? Mjaft të krijojmë idenë se po bëjmë vepra.

10 vjet dhe nuk kanë një gjë të përfunduar për së mbari. Një vepër që të shërbejë. Duan vetëm fasada, duan vetëm pune shumë të dukshme, ndaj kanë hedhur qindra milionë euro në qendra qytetesh - për të bërë foto dhe video.

Investime që sjellin zhvillim - as e kanë idenë. Të bësh një rrugë rurale për këta është humbje kohe- se nuk kalojnë shumë vetë aty. Të invesosh në bujqësi nuk ka kuptim. Ajo që vlen është vetëm dukja, fasada, foto, kartolina, spektakli, vallja, tallavaja.

Punët serioze kërkojnë njerëz seriozë.

Ata që nuk i kanë dashur në pushtet kanë thënë 1000 gjëra, por edhe ata vetë kurrë nuk kanë menduar që do të arrinin që të gënjenin, në mes të ditës, në bash të vendit dhe karshi gjithë njerëzve.

Kur gënjejnë për Piramidën në mes të Tiranës, si mund t’i besosh për punët publike gjetiu.

Kanë 10 vjet në pushtet dhe nuk kanë mbyllur dy kilometra, vetëm dy kilometra të unazës së Tiranës nga sheshi “Shqiponja” te “Palllati me Shigjeta” dhe çfarë thonë: “na ka bllokuar opozita”... O Zot! Na ruaj mendt e kokës!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco