Kushdo që e ka bërë këtë poster ngelet thjesht një palaço, asgjë tjetër…

Kushdo që e ka bërë këtë poster ngelet thjesht një palaço, asgjë tjetër…

Nga Elton Koritari - 11/05/2023

Klounët e përdorin maskën për të thënë një të vërtetë. Palaçot, në të kundërt, përdorin maskën për të fshehur paaftësinë e tyre - akti i tyre publik është e pamundur të kthehet në një pantonime. Të parët janë artistë - të dytët janë oborrtarë.

Kur pashë këtë poster gjigant, të përsëritur nëpër rrugët kombëtare, m’u kujtua Hansi i “Opinione të një Kllouni”.  Heinrich Boll, me maskën e Hansit tregonte tragjedinë e një gjenerate të tërë në Gjermaninë e pasluftës, deliri gati haluçinativ i Hansit-Kloun ishte denoncim i moralit të dyzuar dhe hipokrit të një klase të tërë sociale, borgjezisë gjermane, e cila pa kryer aspak hesapet me historinë, pa marrë përsipër përgjegjësitë mbi nazizmin, kishte ripërtëritur vetveten duke vrapuar drejt demokracisë dhe natyrshëm, duke udhëhequr shoqërinë gjermane drejt shoqërisë së konsumit.

Me këto dy figura klounësh mes personazheve në këtë poster, këtë vepër do ta ketë bërë patjetër ndonjë palaço. Është e pamundur të jetë ndryshe, vetëm një palaço mendon se mund të përdorë thjesht imazhin e vetvetes për të ndërtuar një mesazh. Një kloun i vërtetë jo, ai mbledh çaste, ai ndërton një pantonime…

I thoni atij që ka pasur këtë ide se e dimë se mund të ketë bërë për të qeshur oborrin. Nuk e vëmë në dyshim këtë gjë - oborri ynë është i një niveli kulturor tallava, argëtohet kollaj.

Por, brenda dhe jashtë oborrit, kushdo e ka bërë këtë poster dhe vendosur nëpër rrugët e Shqipërisë tonë, ngelet thjesht një palaço, asgjë tjetër…

*Postim në mediat sociale i artistit të njohur dhe aktivistit Elton Koritari

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco