Për kë duhet votuar në 14 maj në Tiranë

Për kë duhet votuar në 14 maj në Tiranë

Nga Klodian Muço - 08/05/2023

Si të shpjegosh zgjedhjen për kë duhet të votojnë qytetarët në 14 maj në Tiranë? Një studim i publikuar së fundmi në National Bureau of Economic Research ka propozuar një shpjegim mjaft interesant që nis nga një njohje e dy faktorëve primarë në zgjedhje:

-interesa materiale;

-vlera morale.

Faktori i parë duhet të shtyjë të pasurit të votojnë kandidatin që propozon më pak taksa, pra tendencialisht djathtas ndërsa të kundërtën duhet të bëjnë të varfërit.

Faktori i dytë duhet të shtyjë liberal/progresistët të votojnë majtas ndërsa konservatorët djathtas.

Aspekti inovativ i artikullit në fjalë është njohja që vlerat morale sot konsiderohen një e mirë luksi, pesha e të cilës në momentin e votës, bëhet më e rëndësishme për njerëzit në momentin e rritjes së të ardhurave të tyre. Pra, siç e thotë Bertrolt Brecht, ‘fillimisht vjen stomaku dhe pastaj morali’. Pasojat e kësaj intuite në aparencë, ndoshta e mirëqenë por që e nevojshme për të kuptuar politikën në të cilën jetojmë.

Kur pasuria dhe mirëqenia e një territori rritet, votuesit shohin më tepër vlerat morale sesa interesat materiale. Kjo bën që vlerat morale të jenë të rëndësishme edhe për politik-bërësit, duke u radikalizuar vetëm e vetëm që të marrin votat. Ky është aspekti teorik, ndërsa ai praktik i realitetit të Tiranës është: nga një anë kemi një kandidat të majtë që ka punuar më shumë për të pasurit (7.5 milionë metër katror ndërtime më shumë në Tiranë në 8 vitet e fundit) mbi 500 mijë metër katror hapësira të gjelbërta më pak, që nënkupton për çdo qytetar të Tiranës ka 0.6 metra katrorë tokë më pak në dispozicion për hapësira të gjelbërta dhe 8.6 metër katror ndërtim më shumë.

Ndërtimi intensiv plus cilësia e keqe e karburanteve që digjet në trafikun e rënduar të tiranën e kanë bërë Tiranën një qytet që ‘vret’ njerëz.

Qytetarët e Tiranës sot vuajnë çdo ditë e më tepër nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe nga ato kardiovaskulare. Ndotja sot në Tiranë vret po aq vetë sa vrau edhe Covid-19 në vitin 2020. Kjo ndoshta është dhe faktori pse kandidati i djathtë premton një politikë sociale që në aparencë duket e majtë por që mund të jap një kontribut pozitiv në reduktimin e ndotjes.

Aspekti i dytë është rritja e taksave që në aparencë është një politikë e majtë për të dëmtuar të pasurit në realitet të ardhurat nga këto taksa janë rritur në mënyrë anemike që tregon se është rritur po ashtu informaliteti dhe korrupsioni. Kandidati i djathtë në këtë rast premton një politikë tipike të djathtë, reduktim taksash me qëllim dhënien oksigjen të biznesit (të pasurve) por që në fund stimulon zgjerimin e bazës së tatueshme dhe rrit të ardhurat fiskale.

Aspekti i tretë është shpenzimi i të ardhurave, ku kandidati i majtë apo Kryetari aktual i çon kryesisht për punësime (interesa morale) dhe shpenzime operative (mbi 60% e buxhetit) politikë sociale në aparencë por që në realitet janë shpërdorime për të paguar militantët, këto para mund të përdoreshin për investime në të mirë të komunitetit. Kandidati i djathtë premton reduktim të shpenzimeve operative dhe ato të luksit dhe rritje të investimeve në gjelbërim (oazet e gjelbërta) dhe infrastrukturë (nënkalimet për makinat dhe individët) për të reduktuar trafikun.

Kandidati i majtë flet për zhvillimin e zonave të reja pra investime strategjike, ndërsa kandidati i djathtë vë theksin te mirqënia dhe kosto e jetesës (interesa morale).

Pra në 14 maj kemi dy alternativa reale atë të një qyteti më të banueshëm për të gjithë që propozon zoti Këlliçi dhe Tiranën me ndërtime intensive dhe të ndotur që propozon zoti Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco