Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Trump më 2016, Belo më 2023

Trump më 2016, Belo më 2023

Nga Hysni Gurra - 06/05/2023

Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë paska marrë përsipër të krahasojë (të pakrahasueshmen)?!

Mos u nxitoni, se nuk është thjesht një titull “i guximshëm”.

Kam ndjekur fushatën presidenciale në Amerikë në vitin 2016 me detaje. Ndoshta nga të rrallët që kisha bindjen se Donald Trump po bëhej President i SHBA-ve. Kush më ka ndjekur dhe ka kujtesë mund ta kujtojë këtë.

Kur në Partinë Republikane po zhvilloheshin Primaret, kundërshtarët e repoblikanëve, mediat tradicionale të majta dhe kolumnistë të famshëm kishin një entuziazëm të papërmbajtshëm, sepse ndienin që Primaret do t’i fitonte Trump. Një kandidat atipik dhe në gjykimin e establishmentit më i lehti për t’u mundur nga demokratët me në krye Hilari Klintonin.

Sapo filloi gara elektorale mes Trump dhe Hilarit në SHBA u krijua idea se fitorja e Hilarit do të ishte thjeshtë një formalitet.

Në të gjitha mediat tradicionale Trump cilësohej si i çmendur, hajvan, kandidat i dobët etj.

Aq shumë dominoi kjo propagandë sa mori guximin edhe një politikan i çmendur nga një “fshat” i Europës Juglindore që të dalë me zë dhe figurë te CNN dhe të thotë se Trump është rrezik për botën, është i çmendur…

Ndërkohë shihja vazhdimisht se në mjetet e reja të komunikimit në internet, rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter - Trumpi dominonte totalisht fushatën. Qytetarët e pëlqenin, dhe krijonin interaktivitet të lartë në postimet e tij.

Ishte duke u folur amerikanëve drejtpërdrejt, duke u shpjeguar projektin e tij dhe premtimet, ata e besonin dhe e pëlqenin.

Në fund rezultoi se fushata e Trump edhe pse u censurua ne median tradicionale ishte tepër efikase në rrjetet sociale dhe shpartalloi një nga peshat më të rënda të politikës amerikane, siç ishte Hilari Klinton.

Kjo u vërtetua më pas me censurën e pashembullt që iu bë Trumpit president në rrjetet sociale. Turpi më i madh i Amerikës në shekullin e fundit si vend i fjalës së lirë.

Ejani në Tiranë. Gara elektorale për bashkinë më të madhe të vendit.

Belind Këlliçi, një djalë i ri, me një artikulim politik krejtësisht të vetin, origjinal, përballet me Erion Veliajn, i cili kërkon mandat të tretë.

E keni parë Belindin që ka një stil artikulimi krejtësisht origjinal??? Nuk imiton kënd, flet thjeshtë, hyn mes qytetarëve të Tiranës dhe u flet atyre për projekte “tokësore”, të thjeshta e të realizueshme.

Por çfarë është tjetër e ngjashme me fushatën elektorale të 2016-ës në SHBA?

Belindi vetë, premtimet e tij, njerëzit që mbështesin atë censurohen në mënyrë të pashembullt nga media tradicionale. Në fillim u nënvlerësua totalisht si kandidat. U tentua që të krijohet bindja në popull se nuk ka garë në Tiranë, se Veliaj fiton etj, etj.

Por njëlloj si me Trump, Belindi mori çdo ditë e më shumë terren në rrjetet sociale, edhe aty duke garuar si i pabarabartë, qoftë për nga mjetet finaciare, qoftë për nga burimet njerëzore krahasuar me kundërshtarin.

“Me gjithë përdorimin e resurseve shtetërore në fushatën virtuale për zgjedhjet vendore, mesazhi i Partisë Socialiste (Veliajt) në garën për bashkitë kyçe të Tiranës nuk po bën jehonën që pritej në “Facebook”, shkruan Besar Likmeta në një analizë të tijën në lidhje me dominimin e Këlliçit në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të‘Croëdtangle’, hulumtuar nga BIRN, për tri javët e para të fushatës zgjedhore tregojnë se Veliaj ka marrë më pak shikime në videot e të tij elektorale në “Facebook” në krahasim me ish-deputetin Belind Këlliçi, i cili ka 71 mijë ndjekës.

Nga data 14 prill deri me 5 maj, Këlliçi regjistroi 4.01 milionë shikime (video vieës) në Facebook, në krahasim me 3.17 milionë shikime të regjistruara nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kjo gjë ka shtyrë Veliajn të harxhojë deri në 2 mijë dollarë në ditë për reklama në Facebook.

Pra, edhe pse ka gjysmë milioni ndjekës në Facebook, dhe Këlliçi vetëm 70 mijë, sërish ky i fundit është më produktiv dhe më i preferuari i njerëzve.

Edhe pse u munduan nëpër mediet tradicionale ta censurojnë e ta pengojnë, Belind Këlliçi arriti t’i mposhtë. Premtimet e tij, komunikimi i tij publik ngjitën, krijuan një kimi me publikun dhe tejkaloi censurën.

A do të përkthehet kjo në votë më 14 maj? Ashtu si në rastin e Trump, unë besoj se po, por sigurisht di edhe që jemi në Shqipëri, ku vota blihet, merret me presion e shantazh ndaj administratës dhe vidhet.

Këlliçi, betejën ku nuk ndodh kjo (në rrjet) e ka fituar, tani i mbetet të mobilizohet të mbrojë fort vullnetin e qytetarëve të Tiranës dhe nëse e bën këtë, sigurisht që do të ndodhë njëlloj si me Trump në vitin 2016. Të gjithë treguesit janë njëlloj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco