Mëkati i borxhit biblik, kapriçot e kryeministrit dhe 14 Maji!

Mëkati i borxhit biblik, kapriçot e kryeministrit dhe 14 Maji!

Nga Ndriçim Kulla - 04/05/2023

Rreth 110 milion do t’ia marrë Hysenbelliu si “çeçua” për tritolin e resortit, po qe se përmendim fjalorin e tij.

180 milion do t’ia marr me siguri edhe Ylli Ndroqi, si ky “çeçua”për diskriminimin obsesiv dhe flagrancën e konfiskimit të televizionit.

Dhjetëra milion ia mori vjehrri i Bashës disa vite më parë, veprim ky që mbeti si parathënia e një komploti të heshtur me dhëndrin e tij peng për ta shuar fare opozitën.

Rreth 50 milion euro me siguri do t’ia marrin gjermanët për diskriminim biznesi në portin e Durrësit.

Plot 150 milion euro i kërkojnë qeverisë së zotërisë së tij një kompani austriake për shkelje kontrate.

Ndërsa 500 milion është megafatura e frikshme korruptive e inceneratorëvë, që i përpiu vrima e zezë e korrupsionit, ku me lekët e të cilave TV dhe mediat, sot censurojnë fushatën elektorale të Belind Këllëçit dhe të gjithë opozitës në zgjedhjet lokale.

Por të dhënat në këtë drejtim nuk janë shteruese. Të tjera gjyqe kombëtare dhe ndërkombëtare gëlojnë me proceset e tyre kundra hakmarrjes së narcisit.

Të gjitha këto para do t'i paguajmë ne, taksapaguesit e varfër shqiptarë, ndërsa ai në vend që të gjente një manastir e të rrëfente mëkatet e marrëzisë  së tij, po vazhdon të ecë krenarë me hakmarrjen e pushtetit mbi krye, të cilën e ka grabitur me dredhi, dhunë dhe lobime të pafundme.

Edhe të vdekurit po të kishin mundësi të zgjoheshin nga varri, me siguri do shpreheshin të çuditur:

- Akoma me këtë kryeministër ju?!

Ka vërtet  diçka  historike që nuk shkon me ne shqiptarët, me qenien tonë individuale dhe shoqërore, dhe raportin jo shumë miqësor me shtetin.

Ne, për fat të keq nuk shikojmë përtej pragut të shtëpisë dhe kur zgjohemi ose shpërthejmë me dhunë, ose marrim rrugën dhe ikim, duke mos ditur ku shkojmë.

Janë çështje të karakterit tonë, që në analizat tona nuk duhet t'i anashkalojmë për të mirën e së ardhmes.

Për buxhetin e vogël që ne kemi dhe numrin e popullsisë së kufizuar, i cili po zvogëlohet përditë ky është një borxh biblikë.

(Por në parimin biblikë të marrjes së borxhit thuhet: “Nuk duhet të vjedhësh” ... nga brezat e ardhshëm. Ta bësh këtë është mëkat. )

Kjo qeveri është në mëkat të madh sepse ka vjedhur nga ne, por sidomos nga brezat e ardhshëm.

Secili prej nesh duhet të mbrojë fëmijët e tij, duke u kujdesur aq shumë për implikimet Biblike të borxhit tonë të tmerrshëm kombëtar (dhe çështje të tjera). 

Politikat kanë rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi.

Prandaj, i dashur bashkëkombësi im, përpara se të marrësh rrugën dhe të shkosh qoftë edhe në fundin e botës me agjendën tënde personale, pa e kthyer kokën mbrapa, ndalu pak një çast dhe ndryshoje agjendën tënde për atdheun tënd në këto çaste.

Mendohu edhe  njëherë për përgjegjësinë dhe forcën e madhe që ke.

Këto para që shpërndan poshtë e lart si letra pa vlerë ky i pa udhë, janë djersa jote dhe borxhi fëmijëve të tu në jetë të jetëve.

Ai me lekët që na ka vjedhur ne, mua, ty dhe të gjithëve, nesër do iki si zotëri me bastunin e fildishtë në dorë dhe do na bëj karshillëk me atë gishtin e mesit të dorës, si gjeste përçmimi, që ne nuk u treguam në lartësinë e përgjegjësisë ta largonim në kohën e duhur.

Do hap  ndonjë galeri për qejfin e tij diku në Paris, Londër, apo në Berlin me pikturat e asaj  gjinisë së shkarravinave të tij që ka krijuar. Dhe ne ,demokrat apo socialist çfarëdo qofshim, do vazhdojmë të paguajmë borxhin e këtij njeriu që brenda s’ka njeri.

Bëje këtë betejë që duhet të bësh deri në fund, këtu, në atdheun tënd, për vete dhe për të tjerët; se vetëm ti e ke forcën e duhur i dashur bashkëkombësi im, që me votën e dorës tënde t’ia presësh duart këtij abuzuesi të tmerrshëm që ka fut duart në pasurive të tua, që tashti në 14 maj të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco