Letër e hapur çdo shqiptari!

Letër e hapur çdo shqiptari!

Nga Sali Berisha - 29/04/2023

Kjo letër e hapur i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë dhe të pa parti.

Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër.

Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite.

Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje.

Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 8 vite dhe 83% e atyre që kanë mbetur, kërkojnë të largohen.

Qytetet tona po shuhen.

Rinia po zhduket.

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky.

E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët.

Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushte për dëbimin tuaj.

Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.

Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin.

Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për ta shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik.

Socialistë, demokratë, e të pa parti.

Jeni njësoj të vjedhur.

Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur.

Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë.

Në 14 Maj nuk votojmë vetëm për Bashkitë.

Votojmë kundër shpopullimit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco