Bisedë e rastësishme me një socialist natyral, 24 karat

Bisedë e rastësishme me një socialist natyral, 24 karat

Nga Hysni Gurra - 29/04/2023

Shkova sot te njëri që merret me makina, për një punë timen.

Edhe muhabet me atë zotërinë, -ça thotë Belo, -më shpotiti.

-Po ku di unë i varfri ça thotë Belo, ashtu siç e ndjek ti e ndjek edhe unë. Më duket djalë shumë i mirë, pozitiv, dhe më e rëndësishmja më ka tërhequr vëmendjen se ka një program konkret dhe të realizueshëm në gjykimin tim.

Po ti, si socialist më dukesh, i thashë.

Jo socialist, po 100% socialist jam. Po këtë herë e kam vendosur votën do t’ia jap Belindit.

Më erdhi në shteg t’i ktheja shpotinë.

Po ç’ne ti që nuk do votosh Erionin?

M’u kthye sikur ta kishte pickuar një grerëz: Unë të votoj atë, nuk shoh dot me sy. Pipipip…mbaroi të sharat. Po ai nuk është socialist, çfarë lidhje ka ai me ne? Nuk e shoh dot me sy, nuk jam vetëm unë, jam në strukturat e partisë dhe e di shumë mirë gjendjen, s’di një të dytë që të urrehet si ai nga anëtarët e partisë. Ka krijuar strukturë paralele në parti…e filloi prapë- piiippiipip… 

Jo mor vlla zero vota atij. Le të jetë pas Belindit Berisha e Meta, po vetë Belindi është i paprovur, nuk e njohim për gënjeshtar, djalë i vërtetë.

Ore le të ndërrrohen sa më shpesh, ç’është kjo dashka mandat të tretë ai, jooo asnjëherë.

Le të jetë pas Belindit kush të dojë, le të thotë Edi është e është ai, Edi të mos bëjë gabim që ta tolerojë më atë tip të ma shkatërrojë Partinë Socialiste, e mbylli bisedën dhe gjithë kohën i lexohej në sy një urrejtje e paparë.

-Nuk është se më çuditi, sepse ka plot të tillë, secili prej jush që lexoi këtë bisedë të vërtetë me një socialist, padiskutim ka një shembull të ngjashëm me një tjetër socialist. Se helbete, një grusht vend jemi dhe kushërinjë e shokë jemi të gjithë me njëri-tjetrin.

Por ajo që më bën përshtypje është vërtetë kjo; urrejtja e madhe që ka akumuluar rreth vetes ai njeri, kjo më habit.

Ky që fola ishte në punën e tij (privat), të njëjtën, ose shumë më shumë mos-honepsje për të kanë edhe njerëzit që punojnë me të në bashki. T’i pyesësh veç e veç fjalët e tyre krijojnë një eter tepër toksik kur vjen fjala të përmendin emrin e Erionit.

Kam përshtypjen po ta masësh duhet të jetë kokë më kokë me urrejtjen që ka akumuluar Alibeaj nga kampi tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj29/04/2023 16:43

Njeriu mund të vijë në këtë jetë edhe si bastard, e s'duhet fajsuar e vënë para përgjegjësie për probleme para se të vinte në këtë jetë..., por të jesh shpirt-bastard si eralibeaj duhet japësh llogari dhe të gjykohesh shumë ashpër!

Shto koment

Denonco