Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Belind Këlliçi si përfaqësues i opozitës së diskriminuar dhe vizioni i ri për Tiranën

Belind Këlliçi si përfaqësues i opozitës së diskriminuar dhe vizioni i ri për Tiranën

Nga Nga Ndriçim Kulla - 19/04/2023

Një ngjarje e pazakontë me një simbolikë fituese, që mund të këndvështrohet në disa rrafshe ndodhi në hapjev të fushatës së opozitës. Në stadiumin “Air Albania” u prezantuan një nga një të gjithë kandidatët e 61 bashkive. I fundit u prezantua Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për Tiranën, i cili u fut në stadium me autobus. “Autobusë falas”, shkruhej në të, si për t’i dhënë jehonë e akoma dhe më shumë fuqi mesazhit të tij.

Është në fakt një risi jo vetëm në formë (marketingu apo imazhi), por parësisht në përmbajtje. Pse vallë mund ta pohojmë një gjë të tillë? Në fillim, do të donim të ravijëzonim herën e parë të një kandidati të zgjedhur me votë të lirë dhe nëpërmjet primareve, një proces ky nga më të dalluarit e gjithë historisë së demokracisë shqiptare, dhe një flamur krenarie, lirie dhe dinjiteti, me të cilin duket të lëvdohen vetëm demokratët. 

Pak ditë më parë, gjatë një takimi me të rinjtë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi bëri një nga premtimet më të rëndësishme të fushatës së tij elektorale dhe që prek thuajse të gjithë popullsinë mbi 7 vjeç, duke përfshirë brenda vetes një seri të tërë simbolikash. 

Reagimi i menjëhershëm nga kampi kundershtar, ndaj këtij premtimi ishte sa prej një gallataxhinjëve të zënë në çark për nga humori, aq edhe prej një pa aftësie që u tregua për ta realizuar një premtim të tillë aq të dashur për popullin, jo vetëm në 8 vitet e pushtetit të tij, por as edhe tani i sfiduar nga kundërshtari. 

“Tani jam duke pritur kur do fillojnë avionët dhe trenat falas, por nuk e di nëse po flitet me Elon Musk që edhe SPACE X të japë udhëtime falas për të gjithë votuesit në Shqipëri”, vazhdoi ironia, për të përbaltur më pas me shprehjen: “Nga ‘kali blu’ vetëm propozime të tilla mund të priten! Kur sheh kalin që vjen në Tiranë, kujtohesh që i kemi dëgjuar këto përralla edhe më parë, por ky është momenti për të bërë një bisedë serioze”. 

Ndaj, merr përmasat e një simbolike sa përqeshëse e shpotitëse me ardhjen e një autobuzi madhështor, në vend të një kali të ngodhur, por veçanërisht për momentin e shtrimit për zgjidhje të një pyetjeje shumë serioze, që lidhet me kureshtinë e të gjithë banorëve se si do arrijë të përmbushet ky premtim nga ana financiare. 

Së pari, kemi të bëjmë me një target minimalisht prej 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve dhe atyre që janë me ndihmë ekonomike që nuk e kanë mundësinë ta përballojnë transportin publik, duke ia mundësuar këtë shërbim çdo qytetari të Tiranës, pa asnjë dallim dhe pa asnjë paragjykim. 

Se dyti, duke qendruar në krah të Sali Berishës, Këllici ka dashur t’u japë një garanci më të madhe qytetarëve të Tiranës se bëhet fjalë për një premtim që do të bëhet realitet edhe me mbështetjen e qeverisë qendrore nesër kur e djathta të vijë në pushtet. 

Së treti, përtej formës, nuk bëhet fjalë për një premtim thjesht dhe vetëm elektoral, por për një propozim të mirëmenduar. Kjo, pasi ai theksoi se kostoja e bërjes realitet të këtij premtimi do të përballohet me paratë që do të përfitohen nga prishja e kontratës për inceneratorin e Tiranës. 

Së katërti,Belindi është përfaqësues i opozitës së diskriminuar dhe si nga ana demokratike, ligjore, ekonomike, por edhe nga ana e pasqyrimit të prezantimit në publik të aktivitetit elektoral ,mënyra e prezantimit në stadium me autobuzin falas ishte një metafor e idesë së tij mbi mjergullën e propagandës së pushtetit dhe censurës së bardhë të mediave, që ka zgjedhur t'i japë “shkëlqim” të plot pushtetit që ka zaptuar çdo instucion në mënyrë kapilare dhe errësirë aktivitetit të plot Belindit. 

Vijmë edhe tek njëra nga problematikat më të nxehta të këtyre dy viteve të fundit, që është kthyer në kalin e betejës së gjithë lëvizjes opozitare. Në vazhdim të këtij qëndrimi, Këlliçi paratë nuk do t’i çojë tek inceneratori por do t’ia kthejë shërbimit ndaj qytetarëve dhe qytetit. Ato miliona euro që shkojnë në xhepat e pushtetarëve nuk do të shkojnë më në atë destinacion. 

Gjithashtu ai ka sqaruar se një veprim i tillë do të nxisë më shumë qytetarë që të heqin dorë nga qarkullimi me makina duke ulur trafikun e ngarkuar në rrugë, do mbrojë ambientin e shëndetin dhe do t’u kursyejë kohë e para qytetarëve. 

Përveç këtij zinxhiri të tërë përfitimesh dhe lehtësimesh që vijnë nga ky premtim i madh, në fushatën e kandidatit demokrat spikat edhe një fakt i veçantë dhe i pazakontë i gjithë historisë 30 vjecare të pluralizmit shqiptar. për herë të parë shohim një kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë që organizon një dëgjesë me diasporën. Kjo është shumë domethënëse për faktin e ditur të shpopullimit që po ndodh në këtë vend.

Por më interesant është fakti që një kandidat për kryebashkiak ka një plan për të ikurit, për t’i rikthyer mbrapsht. Përtej demagogjisë dhje propagandës, një nismë e tillë mbetet për t’u çmuar si një akt i promovimit të votës së emigrantëve dhe besimit në të ardhmen e një Shqipërie të shëndoshur edhe nga kjo plagë tragjike në të gjitha dimensionet e saj sociale, ekonomike, shpirtërore e antropologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco