Çfarë do Edi Rama bën KAS

Çfarë do Edi Rama bën KAS

Nga Hysni Gurra - 19/04/2023

Çfarë vendimesh merr KAS? Atë vendim që do Edi Rama. Jo vetëm sot, por që kur është krijuar. Kërkoi Edi Rama të ndryshojë fletën e votimit në zgjedhjet e shkuara parlamentare, kryekomisioneri nuk pranoi sepse e kishte bërë publik fletën e votimit. Nuk ka problem. Shkon çështja në KAS dhe bëhet siç do Edi Rama.

Ashtu sikundër për vendimet e gjykatës kur ka çështje politike, edhe KAS është bërë instrument i realizimit të dëshirave politike të Edi Ramës. 

Ka dy realitete sot në Shqipëri. Një që shohin të gjithë shqiptarët, demokratë dhe socialistë dhe një që sheh KAS. Nuk ka të madh e të vogël që nuk e di se opozita kryesore në këtë vend është Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha.

Edhe vetë Edi Rama e pranon publikisht këtë gjë sepse ka mbushur billbordet në gjithë Shqipërinë me foton e Sali Berishës. Por tekat e Ramës nuk kanë fund. Atij i ka shijuar shumë opozita e kërpëratave dhe këtë opozitë do edhe në të ardhmen. 

Duhet të kesh guxim të marri të mendosh se opozita në këtë vend përfaqësohet nga Alibasha. Nuk gjejne as 10 veta për kandidatë dhe thonë se jemi opozita. Marrin fondet, marrin vulën, marrin siglën dhe kërkojnë të mashtrojnë votuesit.

Kandidati i tyre në Tiranë bërtet nga mëngjesi në darkë se betejën e ka me Sali Berishën. Portalet e qeverisë e paraqesin si opozitën e vërtetë. Por jo vetëm këto, tanimë edhe për KAS- që sheh me kujdes ligjet se është mbushur me juristë, thotë se opozita me letra është Enkelejd Alibej.

KAS thotë se Sali Berisha nuk mund të jetë njeriu që udhëheq koaliconin opozitar se nuk ka letra. KAS - kërkon që të dëmtojë sa të mundet opozitën dhe t’i shërbejë sa më shumë padronit. 

Vendimet e sotme do të gjykohen nesër - por kushdo që është kurioz të dijë se çfarë vendimi do të marrë KAS në të ardhmen, se me siguri do të ketë prap çështje që lidhen me zgjedhjet, t’i bëj vetes një pyetje: Si e do Edi Rama këtë vendim? Përgjigja është vendimi që do të marrë KAS.

Ky është basti im publik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco