Rikthimi në 'Arenë' i ‘lojtarit të publikut’, tani me një premtim të mbajtur!

Rikthimi në 'Arenë' i ‘lojtarit të publikut’, tani me një premtim të mbajtur!

Nga Hysni Gurra - 14/04/2023

Paramendoni një ndeshje boksi ku; njëri boksier futet (detyrohet të futet me zor) në ring me duar të lidhura dhe të ndeshet me një kundërshtar që futet me duar të zgjidhura, është stërvitur gjithë kohën në kushte shumë të mira, dhe veç kësaj ka në favorin e tij edhe arbitrat. 

Kështu hyri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021 në stadiumin kombëtar “Air Albania”. 

E tërhoqën në ring me pahir duke e shpallur non grata, vendim të cilin nuk e shoqëruan dot me asnjë provë. 

Menduan se e kanë të fituar pasi kishin llogaritur në detaje ndeshjen në të gjithë komponentët e saj përveç një komponenti. 

Më të rëndësishmit ndër komponentët në një ndeshje, publiku/ tifozët, që janë fryma e lojtarit, energjia dhe mbështetja e të cilëve të kthen ndeshjen në favor edhe kur je me duar të lidhura. 

Kështu ndodhi me Berishën më 11 dhjetor 2021. Hyri në ring dhe u tregoi të gjithëve se ishte lojtari i publikut, ose së paku ishte lojtari që di të kthejë në favorin e tij publikun edhe kur është me shpatulla përtokë e duarlidhur. 

15 prill 2023, plot 2 vjet më vonë Berisha rikthehet në stadiumin kombëtar Air Albania me një premtim të mbajtur për ata që i dhanë jetë (politike), “ju do të zgjidhni kryetarët e bashkive”, u pati premtuar atyre kur ishte duarlidhur.

Dhe ashtu bëri, rikthehet në stadium me 61 kandidatë për kryetar bashkie të zgjedhur nga ata vetë. Nga anëtarët dhe simpatizantët e partisë. 

Ky lloj lojtar që di të krijojë sinergji të brendshme politike brenda partisë në kushte të tilla është i destinuar të triumfojë. 

Pakkush mendonte se në këtë vend do të ngjallej përsëri frymë opozitare. Por ja që ndodhi, ajo sot është evidente.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco