Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun

Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun

Nga Agim Xhafka - 07/03/2023

1-Basha e ka dhënë dorëheqjen apo ka hequr dorë nga dorëheqja?

-Gaboheni, Basha nuk ka hequr dorë. Basha ka ngulur këmbë!

2-Alibeaj tha jo vetëm që është kryetar, por madje ndjehet kryetar. Ç’lloj ndjenje është kjo?

-Këtë të ndjerë unë e quaj thjesht: ‘Orgazmë politike.’

3-Tani që Rama bleu dhe FBI-në ç’synime ka ai në merkato?

-Kuptohet, të shesë komplet Shqipërinë.

4-Nëqoftëse grupi i vulës nuk gjen kandidatë për 61 bashkitë, çfarë duhet të bëjnë ata?

- Ka një rrugë-dalje Alibardhi. T’i lutet KQZ-së që në rregulloren e zgjedhjeve të miratojë një nen që një person lejohet të kandidojë deri në 30 bashki njëherësh.

5-Në këtë ngërç krijuar për zgjedhjet mendoni se presidenti mund ta shtyjë datën e votimeve të 14 majit?

-Presidenti ynë mezi shtyn veten e jo të shtyjë zgjedhjet. Ai shtyn ditët në  heshtje e kështu do të shtyjë të 5 vitet. Se nuk u zgjodh person mbi palët. U zgjodh person i palosur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco