Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nuk ka forcë njerëzore në Shqipëri që të mbysë lirinë e këtyre njerëzve

Nuk ka forcë njerëzore në Shqipëri që të mbysë lirinë e këtyre njerëzve

Nga Hysni Gurra - 04/03/2023

Beati monoculi in regione caercorum: - Me fat quhet kush n’vendin e qorrave, ka s’paku nji sy!

Ky shesh ishte kështu dje para vendimit të gjykatës fashiste.

Kjo opozitë nuk ka asnjë mjet për të mbushur këtë bulevard përveç FJALËS.

Kjo opozitë nuk ka asnjë njeri në punë sepse s’ka asnjë pushtet, që mbushë sheshin.

Kjo opozitë nuk ka mjete financiare që të joshë njerëzit të mbushin shehin.

Kjo opozitë ka përballë jo vetë pushtetin fashist vendas, por edhe fashizmin ndërkombëtar.

E megjithë këto, ajo mbush sheshet plot.

Sepse opozita është fjalë, është moral, është guxim në përballje me të keqen.

Kjo opozitë ka gjithë kapacitetin e nevojshëm për të destabilizuar vendin kur të dojë.

Ajo nuk po e bën sepse është e përgjegjshme, edhe pse po provokohet çdo ditë, si nga pushteti fashist lokal, ashtu edhe nga ai ndërkombëtar.

Kush nuk kupton këto, është ose pjesë e së keqes, ose i lig si natyrë ose idiot.

Këta njerëz nuk ka forcë pushteti që t’i heshtë. Fiksojeni këtë.

Dje, fashizmi liberal ka vepruar në formën më të hapur edhe në Shqipëri, me bekimin edhe të Perëndimit, prej nga buron fashizmi liberal.

Argatët e parë të vendosjes së çdo regjimi autoritar janë të ligjtë, budallenjtë dhe indiferentët.

Në Shqipëri këta janë një parti më vete.

Këta tani janë të kënaqur, e patë, nuk e mori vulën, e patë, është i fortë Rama, e patë e mbështet Amerika… etj etj.

E thonë me një kënaqësi të frikshme.

Nuk e dinë që kjo që po ndodh nuk është e mirë as për ata vetë, drejtpërdrejt. I prek edhe ata. U prek edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Si ta kuptojnë xhanëm? Ligësia dhe budallalliku janë mbytëse për arsyen!

Megjithatë, edhe për ju derra të kënaqur, edhe për këtë pushtet fashist, edhe për këta ndërkombëtarë të ndyrë, Shqipëria ka akoma njerëz që mendojnë, kuptojnë e nuk e kanë mendjen të lidhur drejtpërdrejt me zorrën e trashë.

Nuk ka forcë njerëzore as në Shqipëri as në botë që të mbysë lirinë e këtyre njerëzve. Këta do të triumfojnë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco