Mos flini, se nuk jeni në ëndërr! Vendi është nën pushtim!

Mos flini, se nuk jeni në ëndërr! Vendi është nën pushtim!

Nga Milaim Nela - 03/03/2023

Çfarë, pas 3 marsit?!  Sepse, çfarë do të ndodhë me 3 mars dihet!

Ajo që nuk dihet është, çfarë do të bëjnë (jo vetëm opozitarët), por të gjithë shqiptarët pas kësaj date? Kjo është pyetja!

Nuk është në shënjestër vetëm PD-ja dhe pluralizmi politik! Jeni ju, të gjithë! Sekti është më i vendosur se kurrë ta vazhdojë strategjinë e zhbërjes së pluralizmit politik! Sekti është më i vendosur se kurrë për vazhdimin e shpopullimit!

A e dini se në Shqipëri në rastin më të mirë nuk jetojnë më shumë se 1.9 milionë banorë?! Në rastin më të mirë. Për 10 vjet kanë ikur 1/3 e popullsisë! E kjo nga një vend që nuk është në luftë!

Juve që keni votuar me vullnet të plotë, keni votuar nga halli se keni një vend pune që mbani familjen, por edhe ju që e keni shitur atë për 50 mijë lekë, 100 apo më shumë nuk keni asgjë të sigurt! Radha do t’ju vijë...herët a vonë sepse sekti nuk është vetëm kundër të djathtës!

Sekti është kundër të gjithëve, është kundër shqiptarëve është kundër kombit shqiptar! Nëse nuk e keni kuptuar deri tani, ndiej keqardhje për juve! Siç e kam thënë edhe më parë, nëse nuk reagoni është çeshtje kohe deri sa t’ju vijë radha!

Po, rruspa do t’ju vijë tek pragu i derës tuaj! Po po, tek pragu i derës tuaj! Mos bini pre e propagandës së sponsorizuar me para krimi e para shkau! Bëjani vetes këtë nder e rrini larg ekraneve.

Vendi po ju zhbëhet! Po ngelet me kulla e pa njerëz! Mos heshtni! Mos flini, se nuk jeni në ëndërr po në zhgjëndërr! Vendi është nën pushtim!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj03/03/2023 20:30

Të lumtë mendja e pena!
Po a vëmë mend ne, populli i lodhur, trim me vra fqinjin se më pe shtrembër a për një fjalë goje...dhe ulim kurrizin sa na prek balli tokën ndaj pushtetarëve?
Mbase po vjen dite.. por pak shpresë kam!

Shto koment

Denonco