3 marsi - PD t'i bëjë gjyq Ramës e jo Rama gjyq PD-së!

3 marsi - PD t'i bëjë gjyq Ramës e jo Rama gjyq PD-së!

Nga Basir Çollaku - 27/02/2023

3 marsi është protestë. 3 marsi është mëkatërisht edhe gjyq i panevojshëm për të  ndodhur në këtë mënyrë. Procedurialisht dhe ligjërisht juristët e dinë se ai teatër politik po i bën dëm drejtësisë.

Gjyqtarët u bënë politikanë duke zvarritur veten dhe politikanët kryesisht pushtetarët dhe të lidhur pas tyre, u bënë gjyqtarë duke dhënë vendimet. Kaq mjafton ta quash surrogato. Pazar i gjësë së gjallë.

Të përfshirët përdorin deri diku kotësinë. Asnjë vendim gjykate nuk bën më shumë demokrat njërin se tjetrin dhe anasjelltas. Natyrisht tregon disa interesa personle të jo pak prej deputetëve. Disa duan të  ngelen të tillë edhe më gjatë. Ambicie e shoqëruar më flirte qeverie dhe bashkie. Pastaj mbledhin punonjësit e kompanive, rini shkollore të dedikuar e deleguar me dy flamuj partie dhe i marketojnë si përvëlim demokratësh. Disa shesin amerikanizëm, disa blejnë moskovizëm, të tjerë hanë kinezërira, kur nga USA vijnë ngjarje të rënda të investuara për asgjësim opozite nga KM i vendit. 

Shoh nëpër ekrane dhe në rrjete sociale shumë slogane besnikërie deri në absurd. Disa hyjnizojne dei në vdekje me Lulzim Bashën të tjerë deri në përjetësi me Sali Berishën e tek-tuk ndonjë me afeksione më periferike. Janë rralluar britmat opozitare se Rama me çetën e tij duhet të vejë në të sëmës. 
 

Energjia e derdhur ka shpesh arsye personle por jo fort politike. Ka hakërrime si zënka lagjesh mes adoleshentësh, ku çukisin fjalë se do ta shihni ju liderin tonë, se ne e të tjera tollovi gomonesh. PD po lufton me të vërteta të mëdha helmuar  nga kundërshtari fashist.
Nuk vë re të dendësi të domosdoshme kundër Edi Ramës. Kundër Erion Veliajt. Kundër Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, ministrave e bashkiakëve hajdutë.

Gjykata e demokratëve, eshtë më supreme.se çdo lloj gjykate. E thjeshtë. Me Juri të Madhe qindra-mijë anëtarëshe. Ajo vendos me fornë të prere dhe ka fakte e prova shpirtërore të gjalla në kujtesë dhe aktualitet. Të pamanipulueshme.

Gjykata e Demokratëve vendos nëse deputetë, të zgjedhur të saj, funksionarë politikë, të të gjitha forumeve ne Tiranë dhe nëpër rrethe janë: Më të pasur nga përdorja e pushtetit opozitarë. Kanë shitur votën, dakortësinë, ulur ritmin e kallëzimeve, denoncimeve, kanë heshtur për vjedhje, trafiqe, masakër të parave e pronës publike. Nëse zavallosen pas parasë së pushtetit.

Nëse kanë pamundësuar mbrojtjen e demokratëve kur ata janë hequr padrejtësisht nga puna, zvarritur gjyqeve si protestues, gjobitur e ndëshkuar se janë demokratë, goditur bizneset për arsye politike. Nëse nuk janë ndier kur oficerë policie sado pak kanë luftuar, kur gjyqtarë e prokurorë me dinjitet mezi kanë rezistuar. Apo kanë mbyllur gojën kur ambasadorët janë majmur nga Rama, kur ndërkombëtarët kanë bërë katrahura, ekonomike, kur hajdutë nga Evropa dhe USA kanë tallur menderen me Shqipërinë dhe shqiptarët. 

Dhe ku jemi?!?!

Në një datë ku Rama sokëllin se do ju bëjë gjyqin demokratëve, ndonëse duhet demokratët, opozitarët e mbarë-shqiptarët, ta dënonin atë pa asnjë sekond vonesë. Ne të djathtët nuk duhet të presim Drejtësinë Amerikane. Ajo e sistemon vetë historinë e rendë të Ramës e Charlesin e FBI. Ajo dosje ka shtrirje në Shqipëri, Ballkan dhe Europë. Aty në dosje është Rama, Veliaj, Xhafa, Damiani, Taulanti, e plot deputetë, bashkiakë, biznesmenë. Ka gjobëvënie e pagesa të paligjshme sa procesi do na befasojë. Në emra dhe shuma. Kanë poshtëruar reformën në drejtësi dhe blerë pafund pasuri të kombit. Ne opozitarët demokratë, duhet ta bëjmë Ramën të gatshëm të udhëtojë si dëshmitar aty ku po hetohet, në SHBA. 

Ky është gjyqi opozitar. Mençuri do të ishte që demokratët ta zhbënin vetë gjyqin e Ramës, para se të fërkojë duart i pandehuri Rama. Gjithnjë nëse e shkuara ka pengje sa nuk blihen dot, aq sa ta shkëmbesh me të ardhmen. Të hedhë gurë ai që nuk ka mëkate. 

Nuk tha krejt kot Chërçilli, përse u bë me Stalinin kundër Hitlerit. 3 mars jo gjyqi i Ramës për PD por PD dhe opozita t'i bëjë gjyqin Ramês... Seanca ka nisur...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco