3 Marsi, vendimi pa Ramën, rrëzon Alibeajn!

3 Marsi, vendimi pa Ramën, rrëzon Alibeajn!

Nga Basir Çollaku - 21/02/2023

Gjyqi për vulën në PD, është një proces i zvarritur me presion qeveritar dukshëm, por disi edhe diplomatik, sepse Edi Ramës i duhet krizë në opozitë. Ankimimi në Gjykatë është bërë nga Enkelejd Alibeaj me pretendimin e një kryetari në detyrë. Atribute të emërtuara ambasadash.

Sa qëndron ky pretendim?!

Emërimi i Enkelejd Alibeajt, si një nga ish-nënkryetarët, është bërë nga Gazmend Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Pērgjithshëm, por kjo duhej votuar në Këshillin Kombëtar të PD, veprim i pandodhur. Elementët qe ia heqin tagrin e perfaqësimit Alibeajt jane të thjeshtë. Lulzim Basha ka bërë dorëheqje publike. Kjo duhej depozituar nga Alibeaj në Gjykatën e Tiranës, për ta pasqyruar në regjistrin përkatës.

Statusi i tij është ende i pandryshuar. Basha dhe Bardhi nëse do kishin paraqitur kërkesë për ndërhyrje në proces në Shkallën e Parë, për shkak të detyrave që mbanin, mund të ishin legjitimuar si palë. Mungesa e një kërkese të tillë i përjashton si palë. Por Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë vendim Gjykate nga Shkalla e Parë të bëjë prezent si përfaqësues i legjitimuar për ankesën e pretenduar. As i votuar sipas përcaktimeve statutore të PD. 

Në seancën e pritshme, trupi gjykues duhet së pari të provojë legjitimitetin e palëve. Nëse kreu i Grupit Parlamentar ka tagër përfaqësimi për ankesën e bërë. Në asnjë rrethanë të dhënat juridike nuk janë mbështetëse për këtë pretendim. Kjo nuk i merr më shume se minuta kohë gjykatës për ta rrëzuar pretendimin e Enkelejd Alibeajt sepse nuk êshte perfaqësues ligjërisht i subjekt, nuk legjitimohet si ankues.

Ndërkohë përfaqësuesi i PD të rithemelimit mundet të marrë një vertetim në Gjykatën e Shkallës së Parë për te bërë të praishëm faktin se kryetar deri në momentin që gjykohet në Gjykatë është i regjistruar (paçregjistruar) Lulzim Basha. Nga ana tjetër vendimi i marrë nga Agron Zhukri, ende në fuqi, duhej regjistruar, pasqyruar në regjistër njëlloj si vendimet e tjera, menjëherë nga kancelari i Gjykatës, si veprim rutinë.

Mosndodhja është njëlloj sikur Gjykata të vendosë për arrestim të një të pandehuri dhe policia të refuzojë ekzekutimin e vendimit. 3 marsi kerkon tre minuta për ta bërë të formës së prerë, vendimin e Zhukrit, në gjendjen qe janë aktet.

Regjistrimi në KQZ

Në Komisiinin Qëndror të Zgjedhjeve kanë dërguar lista emërore për komisionerë z Noka sekretar i Përgjithshem dhe z Alibeaj si kryeyar i pretenduar në detyrë. Ilirjan Celibashi ende nuk ka vendosur. Ai duhet të kërkojë në një vendim gjykate palëve për përfaqësimet e tyre.

Deri tani Noka mund të paraqesë vendinin e gjyqtarit Zhukri qe ka pranuar 11 Dhjetorin. Dërsa Alibeaj deri tani nuk ka ende një vebdim. Nëse KQZ do të bënte regjistrim favorizues do ngarkohej me përgjegjësi penale.

Ndaj 3 marsi pa edi ramën nëpër këmbë është lehtësisht i lexueshëm dhe kollajtë për vendim të drejtë duke lënë fuqi vendimin e Shkallës së Parë marrë nga gjyqtari Agron Zhukri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco