'Nga ato 1 milionë shuplakat e 2013-ës, 700 000 kanë ikur nga vendi'

'Nga ato 1 milionë shuplakat e 2013-ës, 700 000 kanë ikur nga vendi'

Nga Ylli Manjani - 13/02/2023

Ka të dhëna indirekte llogjike dhe të besueshme se popullsia që jeton në Shqipëri është diku te 2.1 milionë banorë. [‼️]

Në censusin e 2011 numëroheshin 2.8 milionë banorë.

Ndërkohë shtetas shqiptarë të regjistruar në gjendjen civile janë gati 4.4 milionë banorë.

Dmth, në Shqipërinë e sotme jetojnë pak më pak se gysma e popullsisë. [‼️] [‼️] [‼️]

Ky është alarm kombëtar.

Shpopullim kaq i tmerrshëm i territorit si ky nuk ka njohur asnjë komb apo shtet.

Ç'kuptim ka shteti, territori i të cilit braktiset në shumicë nga banorët e tij?!

Të gjithë ikin ndërkohë politika shpopulluese çimentohet. Shqiptarët ikin nga politika në vendin e tyre. Pavarësisht definicioneve legale, ata janë emigrantë politikë, sepse politika është arsyeja e largimit.

Dmth, nga ato 1 milionë shuplakat e 2013-ës ,700 000 kanë ikur nga vendi.

Ja ky është fakti flagrant që shqiptarët ikin nga politika e vendit të tyre.

Në këtë realitet shkombëtarizues të krenohesh se ke bërë reforma, do të thotë ose je psikopat, ose i ligë.

Ky quhet literalisht shtetshkatërrim dhe, pa asnjë lidhje me shtetformimin.

Në asnjë rast ky realitet nuk quhet sukses qeverisës. As sukses politik.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco