Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Belind Këlliçi, jo vetëm kandidati i duhur, por edhe fitues më 14 maj!

Belind Këlliçi, jo vetëm kandidati i duhur, por edhe fitues më 14 maj!

Nga Hysni Gurra - 31/01/2023

Kam patur bindjen 2-3 javë para, pa u përfolur fare emri i tij nga askush, pa patur asnjë informacion, se Belindi do ishte kandidati ideal për të sfiduar Veliajn.

Gjërat shkuan siç e keni parë të gjithë dhe koha më dha të drejtë.

Sot pashë një lajm që Belindi do të shtrijë turin e dëgjesave që bën në lagjet e Tiranës edhe me emigrantët.

-Tani, bindja se Këlliçi jo vetëm është kandidati i duhur, por me gjasë do të jetë fitues më 14 maj, më përforcohet çdo ditë.

Parashikim është, por ku e bazoj (?).

Falë mbajtjes së premtimit të Berishës për primaret, Belindi doli si kandidat nga anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij, kjo është risia e parë dhe garancia për mobilizim të përgjithshëm të atyre që angazhohen në zgjedhje zakonisht nëpër parti. Dhe ata s’janë patronazhistë sufllaqesh as akt1vistë, por vullnetarë.

Risia e dytë është kjo; për herë të parë në 32 vjet shohim një kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë që organizon një dëgjesë me diasporën. Kjo është shumë domethënëse për faktin e ditur të shpopullimit që po ndodh në këtë vend.

Dhe është interesante që një kandidat për kryebashkiak ka një plan për të ikurit, për t’i rikthyer mbrapsht. S’jam naiv, por sikur edhe 5% të gjërave që do premtojë për ata të bëjë Belindi, është diçka shumë e madhe, sepse kjo do bëjë që të ikurit të kthehen, sado pak qofshin, dhe nuk largon të tjerë së paku. 

Merreni thjeshtë; një kryebashkiak si Veliaj, pas 8 vitesh në drejtim, a ka me ç’të motivojë kënd që të kthehet nga ata që kanë ikur prej pushtetit të tij? Jo, se ndryshe nuk do iknin.

Dhe e fundit- ndërkohë që Këlliçi bën dëgjesë me shqiptarët e Amerikës, Lali pale ku është në ndonjë parking të Nju Jorkut me çanta nëpër duar për t’i shpëtuar kokën shefit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco