Progres..., por në keqqeverisje

Progres..., por në keqqeverisje

Nga Klodian Tomorri - 30/01/2023

Gjetja kryesore e raportit të tranzicionit për Shqipërinë këtë vit ishte se cilësia e qeverisjes së vendit është në përkeqësim pikiate dhe dramatik. Treguesi përkatës që mat mirëqeverisjen ka rënë nga 5.26 pikë që ishte në 2016, në 4.62 pikë vitin e kaluar. (10 më i miri, 1 më i keqi). 

Raporti i Tranzicionit është publikimi më i rëndësishëm i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Dhe sipas BERZH, arsyeja kryesore se pse keqqeverisja në Shqipëri po thellohet është rritja e korrupsionit.

Sot u bë një konference e madhe për prezantimin e raportit në Bankën e Shqipërisë. Foli dhe Guvernatori. Por nuk tha asnjë fjalë për shqetësimet që vijnë nga përkeqësimi i qeverisjes.

Në vend të kësaj foli për luftën në Ukrainë, luftërat tregtare mes Perëndimit dhe Lindjes dhe pasojat e tyre në Shqipëri.

Nuk e ndoqa dot fjalën e përfaqesuesit të BERZH-it në Shqipëri dhe nuk e di nëse e përmendi ai në ndonjë rresht punën e keqqeverisjes. Por nuk është çudi që mos të jetë përmendur fare.

Thuajini more zotërinj. Thuajeni me zë të lartë, që jeni bërë vend shumë më i korruptuar seç keni qënë. Mos i fshehni gjërat nëpër rreshta raportesh 100 faqesh, që i lexojnë vetëm 15 veta në të gjithë Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco